Krujë, 81-vjeçari në kushte të mjerueshme, jeton me 5 mijë lekë në muaj

I rrënuar nga burgu i komunizmit, por edhe më një moshë të thyer, sot jeton pa asnjë mbështetje 81-vjeçari Ramazan Leka nga fshati Borizanë i Krujës. Në komunizëm Ramazani ishte dënuar me 27 vite burg, ndërsa vitet e tij të jetës i ka kaluar sa në një minierë në tjetrën, ku për të kanë qenë një ferr i vërtet.

Por edhe demokracia për 81-vjeçarin nuk ka sjella asnjë ndryshim, pasi ferri mbi tokë vijon te jetë akoma për të. Me vetëm 5 mijë lekë në muaj Ramazan Leka, nuk ka as bukë të hajë e për sëmundjet e moshës ai përballet vetëm me shërimin nga zoti, pasi ilaçet nuk ka se me çfarë ti blejë

81 vjeçari ankesën e tij për zgjidhjen e problemit social që ai ka drejtuar edhe kryeministrit dhe avokatit të popullit, por pavarësisht urdhrave që janë dhënë problem i Ramazanit akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

I moshuar, i vetëm dhe me kushte skandaloze të jetesës kërkon nga shteti që t’i njihen 27 vitet e punë në minierë, por nga ana tjetër Sigurimet Shoqërore në Krujë shprehen se 81-vjeçari Leka nuk ka paraqitur asnjë dokument.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë