Krujë, plagosi me armë zjarri një ditë më parë, në kërkim autori

Foto ilustruese

Krujë- Paraditen e sotme u bë shpallja në kërkim për L.Ç, banues në Fushë-Krujë pasi, një ditë më parë, dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, Gentian Shala 39 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 22.05.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin L.Ç. 34 vjeç, banues në Fushë-Krujë pasi me datë 21.05.2018, rreth orës 22:00 dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin G.SH 39 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 e 287 i Kodit Penal.

a.me.
Komento