Kryebashkiaku i Kukësit refuzon Ramën: S'të takoj, lirimi i protestuesve, kusht i panegociueshëm

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të lirojë urgjentisht protestuesit e arrestuar.

Në një dalje për media, Shehu tha se protesta ka qenë e qetë ndaj dhe duhen liruar të arrestuarit, ndërsa kërkoi hetim të paanshëm lidhur me protestën te pika kufitare e Kalimashit, duke theksuar se aty ka pasur dhe elementë kriminale.

Duhet dialog për tarifën e vendosur nga qeveria. Çdo acarim i mëtejshëm i situatës është i dëmshëm. Jam në krah të qytetarëve të Kukësit. Policia të vlerësojë me qetësi situatën, të mos kalojë kompetencat. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve, kjo kërkesë është e panegociueshme. Kukësi nuk meriton të damkoset, ne dënojmë dhunën, por i mbështes qytetarët e mi në të gjitha kauzat. Të gjithë të ruajnë qetësinë në veprimet e tyre. Qeveria të reflektojë, të bëjë detyrën dhe të mos i lërë qytetarët vetëm.

Qytetari është i fundit që mund të ndiqet dhe në gjendje të lirë. Rama urgjentisht të bëjë hetim të paanshëm. Nuk mund të arrestohen vetëm qytetarët. Në protestë pretendohet se ka pasur dhe elementë kriminalë. Të hetohet dhe bëhet transparente çdo gjë.

I kam shkruar MEI, kryeministrit të bëjnë transparente kontratën për rrugën. Rama të marrë masa urgjent për takime. Unë nuk jam kundër taksave, ka një praktikë për të ulur taksat dhe mbledhur më shumë lekë, siç bëmë ne më 2013. Unë jam përfaqësues i qytetarëve dhe do i mbështes. I bëj thirrje qytetarëve të gjithë Shqipërisë t’iu gjenden pranë kuksianeve. I bëj thirrje Markut të hetojë urgjentisht se çfarë ka ndodhur, pasi protesta ka qenë e qetë"

Bashkim Shehu, kryebashkiaku i Kukësit

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë