Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Jemi pjesë e opozitës së bashkuar, do largojmë pushtetin banditesk të Edi Ramës

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ballës: Jemi pjesë e opozitës së bashkuar, do largojmë pushtetin banditesk të Edi Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e socialistit Taulant Balla, i cili tha se janë në negociata me LSI-në për të votuar ligjin për emërimin e Magjistratëve.

Kryemadhi tha se nuk po ndodh asgjë e tillë në të vërtetë dhe se deklarata të tilla vijnë nga një qeveri manipuluese, kriminale e korruptative. Kryemadhi ka thekuar se LSI do të jetë pjesë e opozitës së bashkuar, pasi qëllimi i tyre është largimi i kryeministrit Rama nga pushteti. 

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!
Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të ketë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla. LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet ta ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 11/07/2018 16:24

    Po kete temin kur do ta largosh o baxh::::elll

    Përgjigju
  • Labi: 11/07/2018 15:54

    Ți me luli as Per 40 vjet t tjetra Nuk largoni dot Edi Ramen deri sa t vej 100 vjec Esht n kryepo Nuk ike ți me luli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare