Kryemadhi: Rakordim me PD
për opozitën e zgjedhjet lokale

Kryemadhi: Rakordim me PD<br />për opozitën e zgjedhjet lokale
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëron koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme lokale.

E ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Kryemadhi tha se PD dhe LSI janë në fazën e rakordimit të qëndrimeve në Kuvend dhe për zgjedhjet vendore pas 2 viteve.

"Në prag janë zgjedhjet lokale. Ne do të fillojmë të bisedojmë me forumet tona dhe PD me të vetat, por ka kohë deri në zgjedhjet lokale. Por të fillojmë njeherë legjislaturën e re, për t'u rakorduar mes komisioneve parlamentare dhe përfaqësisë së këtyre grupeve parlamentare në Kuvend. Janë shumë projektligje që do të vijnë, është reforma në drejtësi, projektligje të mbetura pezull, do të vijë buxheti në Parlament. Janë gjëra për të cilat jo vetëm duhet të rakordohesh por duhet edhe një informacion i plotë"

Kryemadhi foli edhe për zgjedhjen e Ruçit ndërsa shtoi se pati ndërhyrje nga PS që të votonin edhe deputetët e LSI. 

"Drejt LSI ka pasur oferta, kërkesa, apo dhe shantazhe e presione për të marrë pjesë në votim".

Kryemadhi përmendi emrin e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj i cili sipas saj i ka kërkuar të votojë Ruçin për postin e kreut të Kuvendit. 

"Arben Ahmetaj më ka thënë pse nuk voton ti për Gramozin. Ndoshta kjo është normale se dhe unë po të isha në vend të Arbenit do i thoja pse nuk voton t'i Luan Ramën p.sh. Ne morëm një vendim në grup që do të qëndrojmë në sallë, por nuk do të marrim pjesë në grup. Kush votonte, mund të merrte pjesë por nuk do ishte më pjesë e grupit tonë".

Ju keni qenë në PS, keni bashkëpunuar me Ruçin i cili ka qene sekretar i përgjithshëm kur Meta ishte në postin e kryeministrit. Patët një breje ndërgjegjeje që s’ia dhatë votën Ruçit?
Ajo s’ka të bëjë me çështje personale. Secili nga ne përfaqëson ditë atje. Maxhoranca e sotme përfaqëson pakicën dhe opozita shumicën, duke pasur parasysh dhunimin, presionin që i është bërë qytetarëve. Kjo gjë nuk ka të bëjë, ne jemi politikanë, përfaqësojmë popullin dhe jo interesat tona. Për aktivitet familjare tonat, është krejtësisht tjetër gjë.
 
Dy deputetë të PD i bie që kanë votuar Ruçin...
Është edhe një e pavlefshme...
 
Si e komentoni këtë?
Është ajo që thashë, qëndrimet politike janë politike, ato personale është tjetër. Rrjedhja e votave është më shumë një lojë, sikurse drejt LSI ka pasur oferta, kërkesa, apo dhe shantazhe e presione për të marrë pjesë në votim.
 
Ka pasur korrierë? Çfarë kërkonin?
Në mënyrë shoqërore, vjen, luajnë skena, fotografi, filmime, komentime, për të krijuar një lloj çorientimi. Ne akoma vazhdojmë tranzicion në politikë dhe kjo e stimulon një lloj dezinformimi. Por kjo është një çështje që nuk na përket më ne.
 
Kanë qenë bashkëpunëtorë të z.Rama?
Po kanë qenë nga më të ndryshmit, miq, kolegë. Arben Ahmetaj më ka thënë pse nuk voton ti për Gramozin. Ndoshta kjo është normale se dhe unë po të isha në vend të Arbenit do i thoja pse nuk voton t'i Luan Ramën p.sh. Ne morëm një vendim në grup që do të qëndrojmë në sallë, por nuk do të marrim pjesë në grup. Kush votonte, mund të merrte pjesë por nuk do ishte më pjesë e grupit tonë.
 
Rama tha se vepruat kështu nga frika e rrjedhjes së votave...
Nuk është ashtu siç thotë z.Rama. Çështja e opozitës s’është çështje numrash, por morali dhe sfidat që t’i i hap qeverisë. Jam e bindur që qeveria do bëjë presione e shantazhe ndaj deputetëve të LSI për arrestime, për evazione etj.
 
E besoni alibinë e deputetëve të PD se votat u vodhën...
Kjo është mungesë eksperience. Lënë për të dëshiruar. Ka mungesë koordinimi në grup. Ka qenë një lapsus i momentit ose dëshpërim. Dalin 2-3 deputetë që thyejnë vendimin e grupit dhe kjo ka shkaktuar revoltë. 

Po qëndrimin e Berishës?
Unë ndjej debulesë për të, me të mirat e të këqijat që kemi të gjithë, por është një nga politikanët më me eksperiencë, më të qëndrueshëm dhe nëse fjalët që kanë qarkulluar, ai ka shumë të drejtë sepse është një parti e ndërtuar me gjak, djersë dhe me mund. Dhe normalisht nuk mund të cenojnë imazhin e një partie politike kushdo qoftë ajo. Njerëzit që vijnë, të rinj, nuk mund t’i marrin as fytyrë, as imazhin dhe as identitetin partisë. Prandaj ai ka pasur të drejtë. 

Do kemi dy opozita në Kuvend? Apo?
Unë mund të them që jemi në rrugë të mbarë për t'u rakorduar. Edhe LSI ka një drejtim tjetër, PD një drejtim tjetër. Mendoj që gjërat do të fillojnë të lëvizin për mirë, për t'u rakorduar, pavarësisht se për gjëra të ndryshme mund të kemi qëndrime të ndryshme. Sa i takon keqqeverisjes, denoncimeve të megaaferave, do jemi të rakorduar edhe për çdo iniciativë ligjore.

Çfarë hapash janë hedhur?
Kanë nisur takimet e grupeve parlamentare. Jemi rakorduar për komisionet parlamentare. Unë e shikoj pozitive sa i takon organizimit në të ardhmen të opozitës.

Këtë rakordim, jeni në fazën taktike të përcaktimit të pozicionit? 
Në prag janë zgjedhjet lokale. Ne do të fillojmë të bisedojmë me forumet tona dhe PD me të vetat, por ka kohë deri në zgjedhjet lokale. Por të fillojmë njeherë legjislaturën e re, për t'u rakorduar mes komisioneve parlamentare dhe përfaqësisë së këtyre grupeve parlamentare në Kuvend. Janë shumë projektligje që do të vijnë, është reforma në drejtësi, projektligje të mbetura pezull, do të vijë buxheti në Parlament. Janë gjëra për të cilat jo vetëm duhet të rakordohesh por duhet edhe një informacion i plotë. 

Kodi Zgjedhor iu dikton koalicion...
Nuk është e thënë. Zgjedhjet vendore nuk kanë të bëjnë shumë me partitë politike sesa me individin. Mund të jesh i pavarur dhe të fitosh, mund të jesh kandidat i PD dhe fiton në një zonë të majtë dhe anasjelltas. Njerëzit kanë kuptuar se duhet të shkojnë të votojnë drejt një personi që ka kapacitetin të ndryshojë realitetin në bashki. Ne do t;'i bëjmë të gjitha planet A, B dhe C e s'do kompleksohemi nga asgjë e as do shantazhohemi. 

Z.Rama ka shprehur rezerva për drejtimin e Kuvendit nga z.Meta...
Pakënaqësi kam edhe unë. Meta ka qenë preferencial në drejtimin e Kuvendit. Jo për fjalën që i jepte z.Berisha dhe deputetëve të PS, por diskriminonte ata të LSI. Këtu ka të drejtë z.Rama. Ky ishte një lloj gabimi që ka bërë. Unë shpresoj që z.Ruçi të jetë i drejtpërdrejtë dhe të respektojë rregulloren. 

Si i vlerësoni shkurtimet në administratë, shkrirjen e drejtorive?
Ai duhet të shkurtojë në Kryeministri njëherë. Nga 118 veta që kanë qenë në kohën e doktorit, ky e ka me 600 punonjës tani. Ka nja 480 vajza të reja, por se çfarë bëjnë një zot e di dhe që fillojnë me rroga. Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar është Kryeministria.
 
Vendosi bashkimin e Hipotekës me Aluiznin...
I ka qejf pronat ai, prandaj. Ndërto këtu, ndaj kullën me këtë dhe atë.
 
Ai tha që me këtë bashkim shmangen përplasjet...
Unë e kam thënë dhe do ta them, nëse nuk zgjidhet çështja e pronave të besimeve fetare, nuk zgjidhet çështja e pronave të qytetarëve. Nëse qeveria nuk merr mundimin më të vogël për të zgjidhur këtë çështje, si mund t’ia zgjidhë një qytetari të thjeshtë që s’ka asnjë përkrahje. Megjithatë është një provë, ta shohim. 

Si e shikoni qasjen me fqinjët, bashkimin e shqiptarëve dhe kthimin e kufirit në virtual që tha Rama në parlament.
Rama nuk merre vesh shumë nga politika dhe është i mirë vetëm për fasada, për pjesën e jashtme të godinës. As unë nuk jam eksperte e kësaj fushe edhe pse jam partizane e marrdhënive korrekte me fqinjët dhe institucionet ndërkombëtare. Kemi më shumë se 500 mijë shqiptarë në greqi, më shumë se 500 mijë në itali dhe në vende të tjera të Evropës. Politika jonë e jashtme duhet të jetë e kujdesshme dhe e vëmendshme duke parë krizën ekonomike, terrorizmin dhe situatën në Evropë. Duhet të jemi të kujdesshëm që individë të caktuar të përfitojnë të përdorin shqiptarët si element destabilizimi dhe terrorizmi.
 
Çfarë do të bëhet me barazinë gjinore pasi është shkrirë Ministria e Punës? Ju kënaqi përgjigjja që do të merren tre ministri?
 Si do merren tre ministri me barazinë gjinore? Se ti për barazinë gjinore ke një Komitet Kombëtar. Si do ta ndash këtë?
 
Mos po tregoheni kritizere, pasi është kryeministri i parë shqiptarë që barazoi numrin e ministreve me numrin e ministrave.
Po për dhunën në familje çfarë do bëhet? Kush do merret? Çfarë bëri policia? U vra ajo e shkreta me dy fëmijë, kishte urdhër mbrojtjeje, sa të tjera janë vrarë e nuk merren vesh, sa të tjera janë rrahur e nuk merren vesh. Pavarësisht se numri i grave barazohet, kjo nuk është çështje numrash, është çështja e zgjidhjes së problemit. Mund të kesh gjysmat gra por ato janë kukulla që zbatojnë urdhrat që ju jepen. Ky është një hap shumë pozitiv, por uroj që të kenë identitetin e tyre në qeverisje.
 
Te kthehemi tek raporti me dy partitë e tjera të mëdha, mendoni se ekziston akoma marrëveshja e 17 majit?
Ne së dimë ça kishte marrëveshja, unë e kam përshëndetur marrëveshjen e 17 majit pasi ishte shumë e rëndësishme që PD të hynte në zgjedhje, por është tjetër gjë kush përfitoi nga ajo marrëveshje. Nga marrëveshja e 17 majit varet jetëgjatësia e Ramës në pushtet. Nga marrëveshja fitoi vetëm Edi Rama dhe krimi i organizuar, Partia Demokratike humbi dhe ky nuk është problem i LSI, por i dy partive të tjera. Ne dp të mbajmë qëndrimet tona, nuk do bëjmë kompromisë, jemi të hapur dhe konstrukti dhe nuk e kemi kompleksin e dhënies së votës pro për diçka të mirë. Kjo është risi që i nevojitet politikës shqiptare. Unë them që do të ketë sfida të mëdha, përsa i përket këtij parlamenti. Përsa i përket politikbërjes duhet që klasa politike duhet të jetë prezente në jetën politike.
 


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI