Kryemadhi takim me Raporterët e KE-së: Situata kriminale në vend është alarmante

Kryemadhi takim me Raporterët e KE-së: Situata kriminale në vend është alarmante

Kryemadhi takim me Raporterët e KE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në selinë e partisë që ajo drejton raporterët e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Gjatë këtij takimi, Kryemadhi nënvizoi se situata kriminale në vend është alarmante dhe se Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.

Mazhoranca dhe Kryeministri kanë kapur Reformën në Drejtësi duke shkatërruar thelbin dhe qëllimin e Reformës të miratuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut.  Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet dhe praktikisht këtë do ta bëjë duke filluar nga Parlamenti Shqiptar dhe çdo qytet dhe fshat të vendit.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

Më tej, Kryemadhi kërkoi nevojën e adresimit të këtyre problematikave të rënda nga Këshilli i Europës, si një institucion kyç evropian që e ka monitoruar dhe e ka ndihmuar Shqipërinë gjatë këtyre 27 vjetëve të pluralizmit shqiptar.

Ditën e djeshme, raporterët zhvilluan një takim edhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjatë takimit, u diskutua mbi zbatimin nga Shqipëria të standarteve të Këshillit të Europës, për zhvillimet e fundit politike, prioritetet e qeverisjes, ecurinë e zbatimit të reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd