Kryemadhi takim me strukturat e LSI në Elbasan: Nesër të mbështesim protestën e studentëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim që ka zhvilluar me strukturat e kësaj force politike në Elbasan ka kërkuar që nesër të mbështesin protestën e studentëve në Tiranë. Të gjithë mbështetësit e LSI, tha Kryemadhi, duhet t'i bashkëngjiten rinisë shqiptare për kauzat e tyre të drejta sipas saj. 

Protesta e studentëve nuk do ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave. Studentët nuk protestojnë vetëm për vete, por edhe për familjarët që sakrifikojnë për shkollimin e tyre. Dua që t’i shtrini dorën të gjithë të rinjve për të marrë pjesë në protestën e nesërme. Nuk ka të bëjë me thirrjen e LSI, por të një gruaje që lufton për fëmijët e vet. Çdo shqiptar do ta bënte këtë për fëmijët e vet. Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, pasi dreqi brenda është mallkim për shqiptarët. Më mirë pa kryeministër se me Ramën kryeministër. Të bashkohemi për të përmbysur këtë të keqe te madhe. E keqja e madhe nuk është PS, por Edi Rama. Se Edi Rama pasi të mbarojë vetingun me pedagogët, do të fillojë me mësuesit e shkollave të mesme e pastaj më tej. Pse nuk e fillon Vetingun me veten e tij?! Shiheni si tha, njëherë i kam paratë e shtëpisë me emigracion, dje tha se ma ka blerë gruaja...Një mashtrues

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI 

Sipas saj Rama nuk ka mbajtur premtimet dhe për këtë arsye, sipas saj, duhet të largohet nga pushteti. Mesazh kryetarja e LSI kishte edhe për socialistët kur tha se Rama nuk ka asnjë socialist në qeveri, përveç Pandeli Majkos dhe Erion Braçes, dy emra të cilët sipas saj nuk kanë asgjë në dorë. "Njerëzit më të diskriminuar sot janë socialistët, ndaj ne duhet t’u hapim dyert dhe të bashkohemi në një solidaritet që ta përmbyshim këtë të keqe. E keqja më e madhe sot është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal. Më gjeni a ka ndonjë socialist sot në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që s’kanë asgjë në dorë", tha Kryemadhi. 

Studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave ditën e hënë në një kohë kur Qeveria ka plotësuar kërkesat e tyre duke miratuar në mbledhjen e fundit për vitin 2018 "Paktin Për Universitetin" i cili parashikon përgjysmimin e tarifës së studimeve, investimin e 27 mln euro në konvikte, dixhitalizimin e doktoraturave, bursa deri në 100 mijë lekë të vjetra për studentët në nevoje dhe ekselentët apo dhe punësimin në administratë pa konkurs të 1 mijë studentëve ekselentë. (Lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 07/01/2019 00:41

    Edi Rama nuk ka cfare njeri. Sali Berisha ka cfare, eshte vrases qe te vret naten e te ben hero diten.

    Përgjigju
  • Itma: 07/01/2019 00:29

    Si e mbyturi mbas fijes se kashtes per te shpetuar je bere o hajdute floriri gjak ur te popullit.

    Përgjigju
  • xreport: 06/01/2019 18:38

    te fala nga SPAK

    Përgjigju
  • Arbër: 06/01/2019 12:19

    Ti je duke prit burgun!

    Përgjigju
  • Qoqja: 06/01/2019 12:13

    CTE KA KAO NJE HALL I MADH MOJ KOK MADHJA L.S.I. SA PO MBUSHE NJE VIT QE SKE KU VJEDH DHE JE BERE BISH AS VITIN E RI NUK E FESTOVE PO NGELE DERE ME DERE TU BO THIRRJE PER DESTABILIZIM QE TE BESH TE PA MUNDUR NGRITJEN E ORGANEVE TE REJA TE DREJTESISE KU JU O KOK MADHE DO JEPNI LLOGARI PER VJEDHJET QE I KENI BERE KTIJ POPULLI .TY STE HA MERAKU PER STUDENTET AS PER SOCJALISTET POR PER PASURIN TENDE PREJ SHEIKJE DHE POPULLI E DIN SHUM MIRE SE CILA JE TI O ZONJA E PARE E VENDIT TIM .LEDI DJANA TE KA ZILI TY FUKARESHA E PRESIDENT BAFTJARIT PER STILIN DHE LLOJSHERIN MARRAMENDESE TE VESHJEVE TE TUA OJ KOK MADHE IME OJ ZONJA E PARE E ATDHEUT TIM .

    Përgjigju
  • Roni: 06/01/2019 11:48

    Per cfare do protestojne studentet? Apo per te bere ca vjedhje Mona?

    Përgjigju
    • anonim: 07/01/2019 14:26

      protesta e sharebajgave te Kejdi dhembcakalles iku per lesh,,,

    • ce: 07/01/2019 13:56

      protesta e radhes iku per leshdhije tek sharebajgat e leshelise,,,

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë

Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë