Kryemadhi takon ambasadoren e Kinës: Bashkëpunim më intensiv, synohet zhvillimi ekonomik i vendit

Kryemadhi takon ambasadoren e Kinës: Bashkëpunim më intensiv, synohet zhvillimi ekonomik i vendit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Ambasadorja e Kinës Jiang Yu

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar këtë të hënë ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, me rastin e largimit të saj nga Shqipëria.

Kryemadhi e falënderoi ambasadoren e Kinës për rolin e saj aktiv në gjallërimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë. Ajo gjithashtu nënvizoi se këto marrëdhënie janë të një rëndësie shumë të veçantë, duke pasur në konsideratë rolin e rëndësishëm të Kinës, modelin e saj shumë të suksesshëm të zhvillimit ekonomik nëpër botë si dhe ndjenjat e miqësisë së hershme që ka lidhur dy vendet.

Kryemadh theksoi se shumë mundësi dhe oportunitete për një bashkëpunim më intensiv mes Kinës e Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar dhe për këtë arsye, sipas saj, nuk ka më kohë për të humbur që këto marrëdhënie të ecin me shpejtësi, veçanërisht edhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale