Kryemadhi: Vendi në kolaps institucional, mazhoranca po saboton Reformën në Drejtësi

Kryemadhi: Vendi në kolaps institucional, mazhoranca po saboton Reformën në Drejtësi

Monika Kryemadhi dhe Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Gjatë takimit,  Kryemadhi shprehu vullnetin e LSI-së dhe të opozitës për të mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të vendit.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, kryetarja e LSI-së theksoi momentin shumë të vështirë ku po kalon implementimi i reformës për shkak të veprimeve flagrante të mazhorancës, për kapjen e saj, që kanë sjellë dhe uljen e dukshme të besimit të publikut te reforma, duke evidentuar atë si një reformë të njëanshme të mazhorancës, njofton zyra e Shtypit pranë LSI.

Kryemadhi vuri në dukje vullnetin e opozitës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe nismën e paraqitur muaj më parë përmes paketës së amendamenteve që rikthenin Reformën në Drejtësi në respekt të Kushtetutës dhe të frymës konsensuale të 21-22 korrikut 2016. Paketë e cila sipas saj u refuzua dhunshëm nga maxhoranca dhe kryeministri.

Kryetarja e LSI-së, gjithashtu nënvizoi momentin kritik që lidhet me dekapitimin e sistemit të drejtësisë. Ajo është shprehur se: “aktualisht vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK”.

Në fjalën e saj, Kryemadhi shprehu vullnetin e palëkundur të LSI-së dhe opozitës për realizimin e Reformës Zgjedhore. Ajo nënvizoi se “mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin, përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 10/10/2018 17:36

    voto magjistraturen... o dhelper

    Përgjigju
  • TATA: 10/10/2018 17:30

    KOKMADHE SE MOS BEN BUDALLALLIK DHE I GJUAN ME CIZME SE NA MORE NE QAFE .KOKMADHE LIGJET BEHEN NE PARLAMENT JO NEPER HOTELE ME PESE YJE .MOS KUJTO TI O NUSJA BAFTJARIT SE MUND TA GENJEJSH APO SE STE NJEH SE CFAR HALEJE JE QE PERVEC VJEDHJEVE JE DHE ME NJE CIZME .O ZONJA PARE E NENES SHQIPERI .O MBRETERESHA E BALLKANIT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite