Kryeministri Conte ka kërkuar nga Trump informacione për sanksionet ndaj Iranit

Kryeministri Conte ka kërkuar nga Trump informacione për sanksionet ndaj Iranit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe presidenti e SHBA, Donald Trump

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar se ka pyetur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me gjetjet e inteligjencës, që mund të qëndrojnë pas vendimit të SHBA-së për të rivendosur sanksione ndaj Iranit. Conte tha se këtë kërkesë ia kishte bërë Trumpit gjatë vizitës së tij në Uashington.

Kryeministri Conte shtoi se Italia është e gatshme të rishqyrtojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të arritur në mes të Iranit dhe fuqive botërore, marrëveshje nga e cila është tërhequr SHBA-ja.

Nëse e nënshkruani një marrëveshje nuk mund të thoni se nuk jeni të interesuar që të kuptoni nëse ajo është efektive.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Trump në muajin maj njoftoi se Uashingtoni tërhiqet nga kjo marrëveshje. Në mesnatën e 7 gushtit ka nisur së zbatuari vala e parë e sanksioneve amerikane kundër Iranit./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)