Kryeministri jep lajmin e shumëpritur për Kosovën: Çështje javësh lajmi për vizat

Kryeministri jep lajmin e shumëpritur për Kosovën: Çështje javësh lajmi për vizat

Liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një lajm të mirë dhe të shumëpritur për të gjithë qytetarët kosovarë. Haradinaj shkruan në ‘Facebook’ se është çështje javësh kur Kosova do të marrë lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar arritjet e Kosovës para liderëve evropiane, duke shtuar se deklarata e përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurt perspektivën euro-atlantike.

Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie. Prej orës 17:30, ju ftoj ta ndiqni intervistën time në emisionin "Info Magazinë" të Klan Kosovës.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës


(Postimi i Haradinajt në Facebook)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë