Kryeministri Rama: Në tre muajt e fundit 10 mijë të punësuar, ja plani deri në 2021

TIRANE-Kryeministri Edi Rama është shprehur se në tre muajt e fundit janë punësuar 10 mijë persona, ndërsa deri në fund të vitit objektivi është 25 mijë. Nga Konferenca e punësimit, ai u shpreh se sfida tjetër e qeverisë është formalizimi, pasi një pjesë e pagave jepen në të zezë.

Patëm një periudhë rritje ekonomike që u stopua nga kriza e brendshme e një sistemi shtetëror thuajse në kolaps nga pikëpamja e ndërveprimit. Por sot ne jemi në kushtet që kemi disa të dhëna shumë inkurajuese. Shqipëria figuron në rajon me normën më të ulët të papunësisë rinore, 26%. Në tremujorin e fundit të 2017 shkalla e punësimit është 15 rritje në krahasim me 2013, bazë e rëndësishme për të çuar më tej një proces reformash dhe masash të mëtejshme që flitet në mënyrë të detajuar në raport.

Mbetet një sfidë e madhe aftësimi për tregun e punës. Sot nuk ka asnjë kompani të madhe shqiptare që nuk ka vend pune. Rilindja e sistemit të arsimit profesional ka filluar të japë shenjat e para të përfitueshmërisë. Ne besojmë që në 2018-21 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi të ndërtuar që synon një rritje më të madhe ekonomike me punësim real më të lartë duke filluar nga infrastruktura.

Do të japim edhe treguesit e punësimit për muajin maj vetëm përmes zyrave të punës, pa llogaritur ata që janë punësuar direkt. Është inkurajuese që me ndryshimin e metodologjisë me një ristrukturim të shërbimit të punësimit në muajt kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar në tre muajt e fundit, mars, prill dhe maj. Jemi optimist që do të realizojmë objektivin për të pasur 25 mijë të punësuar në 2018 vetëm përmes zyrave të punës. 41% e pagave deklarohen se janë 300 mijë lekë, kjo është gënjeshtër, nuk është e mundur, sepse kështu thonë të dhënat e brendshme, një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatimin dhe pjesa tjetër në të zezë. Do ta luftojmë këtë fenomen. Kemi shumë pak punonjës të pa regjistruar, por shumë që marrin një pjesë të pagës në të zezë.

Edi Rama

36 zyrat e punësimit kryen raportimin për muajin maj. Në maj janë realizuar 3296 punësime, krahasuar me 2314 që ishte targeti i zyrave të punës. Zyrat e Kukësit, Pogradecit dhe Sarandës kanë bërë një punë fantastike duke tejkaluar tragetin me 4-5-fish. Të gjitha zyrat e kanë arritur targetin. Për në 2018 zyrat e punës kanë një target prej 25 mijë punëkërkues. Ky objektiv do të realizohet.

Zv.ministrja e Financave Danja Sorensen 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i pa pune: 03/06/2018 09:39

    ka pune sa te duash thot shoku Edi, cfare pune? pa orar, pa kontrat pune, pa nje rroge qe te garantoj kushtet minimale te jeteses, sic ndhodh ne cdo vend evropian. Nje puntor ne Shqiperi eshte lePne ne meshire te fatit,pa asnje mbrojtje ligjore nga shteti,sindikatat etj. Pontor na Shqiperi=''Skllav i koheve moderne''

    Përgjigju
  • zhan: 01/06/2018 11:32

    vetem un kam nderruar punen 3 her per tre muaj numerohen 3 kto per statistika, apo e kam gabim o mbreti nga surreli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali