POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/Kryeministri Rama takim të përzemërt me presidentin serb

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari, pasi po merr pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor. Rama është pritur nga presidenti i Bullgarisë, Bojko Borisov. Në faqen e tij në Facebook, Rama ka postuar një video nga takimet që ka realizuar me liderët e Ballkanit dhe BE. Mes takimeve me homologët e tij, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ai me Presidentin e Serbisë Vuçiç.

Kryeministri shqiptar ka zhvilluar një bisedë edhe me homologun grek Aleksis Tsipras dhe me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk. Liderët e BE po diskutojnë në Sofje mbi progresin e vendeve të Ballkanit që synojnë integrimin në BE. Në 17 Prill KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa pritet vendimi i tre vendeve skeptike Gjermanisë, Francës dhe Holandës.

d.ba.
Komento

Komente

  • Labi: 17/05/2018 13:15

    Si e takojne Gjigandin e Shqiperis, te pelcasi luli haha

    Përgjigju
  • redi: 17/05/2018 12:50

    Vet takimet e perzemerta te Rames me lideret e BE dhe sidomos dic shihet me kryeministrin holandez Rhuters me bejne te besoj qe negociatat do hapen

    Përgjigju