POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka reaguar pas ngjarjeve në Bularat në varrimin e Konstandinos Kaçifas, të vrarë gjatë përballjes me armë me policinë shqiptare. Gjatë një një interviste në studion e televizionit Alpha, i pyetur për ngjarjen në Bularat, si dhe për një deklaratë që ka bërë nëna e Kaçifas se: “Nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga Tsipras”, kryeministri grek është shprehur se e kupton dhimbjen e nënës së Kaçifas, por ka theksuar se dialogu me Shqipërinë ka për të vazhduar.

Tsipras theksoi se objektivi parësor i politikës së jashtme greke në lidhje me Shqipërinë është zgjidhja e problemeve të vjetra dhe arritja e Paktit Detar, pavarësisht kostove politike që qeveria e tij mund të ketë, pasi nuk po kënaq “oreksin” e ekstremistëve që duan një acarim të marëdhënieve me Shqipërinë.

“Sot është një ditë zie për familjen dhe minoritarët. E kuptoj dhimbjen e nënës që humbi një djalë të ri dhe është e justifikueshme hidhërimi dhe tërbimi i saj. Unë mund të them veçse se Greqia bëri atë që duhej në lidhje me shtetin shqiptar. Kërkuam një zbardhje të menjëhershme të ngjarjes dhe aty ndohet një oficer i policisë sonë që do të marrë pjesë në hetimet. Dialogu do të vazhdojë,”- tha Tsipras.

Kryeministri grek ka theksuar se pavarësisht kësaj ngjarje Greqia nuk ka ndër mend që të ndryshojë strategjinë e saj. “Në 28 tetor neë varrezat e Bularatit u krye varrimi i eshtrave të të rënëve tanë në Shqipëri. Këto zhvillime kanë një vlerë dhe ne nuk duhet ti harrojmë. Dialogu me Shqipërinë duhet të vazhdojë. Duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që minoriteti grek në Shqipëri të ketë të gjitha të drejtat që i takojnë. Do zgjidhim problemet e vjetra."

Në fund Tsipras ka theksuar se objektivi i politikës së jashtme greke është që të arrihet Pakti Detar që do të sjellë përcaktimin e zonës ekonomike në Detin Jon mes dy shteteve. “Objektivi ynë është që të përcaktohet Zona e Lirë Ekonomike midis Greqisë e Shqipërisë. Ne kemi hartuar një strategji për zgjidhjen e problemeve të vjetra, kemi kosto, por ne nuk kemi për të humbur orientimin tonë”, ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras gjatë një interviste në studion e televizionit Alpha.

fl.mi./r.k.
Komento