Kryeministrja serbe kundër Thaçit: Bashkim të Luginës me Kosovën? Deklarata jo serioze, s'kemi biseduar!

Kryeministrja serbe kundër Thaçit: Bashkim të Luginës me Kosovën? Deklarata jo serioze, s'kemi biseduar!

Ana Brnabiç, Johannes Hahn dhe Hashim Thaçi

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të ketë marrëveshje të paqes nëse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk i bashkohen Kosovës.

Kjo deklaratë është jo serioze dhe unë mendoj se ajo është bërë për qëllime politike të brendshme, për disa brenda në Kosovë. Për këtë çështje nuk është biseduar. Është e pabesueshme për mua se si ata tani shtrihen në territorin e Serbisë Qendrore.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

Pak ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se marrëveshja e korrigjimit të kufirit përmes bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën do sillte njohjen nga Serbia.

Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundër argumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë një ditë më parë se "Serbisë i sugjerohet se korrigjimi i kufijve nuk është në opsion, sepse është joreale dhe se Beogradi nuk guxon ta kërkojë këtë". Ai tha se Serbisë po i ofrohet formimi i Asociacionit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)