Kryeparlamentari Ruçi prezanton strategjinë 2018-2022: Do ngremë nënkomision parlamentar për KLSH

Kryeparlamentari Ruçi prezanton strategjinë 2018-2022: Do ngremë nënkomision parlamentar për KLSH

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në prezantimin e e Strategjisë për zhvillimin e KLSH-së

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë në prezantimin e Strategjisë për zhvillimin e KLSH-së, 2018-2022, Tema e diskutimit ishte “Zhvillimi i marrëdhënieve efikase të punës mes institucioneve të larta të auditit dhe parlamenteve”. 

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit e cilësoi produktiv partneritetin mes Kuvendit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndër të tjera Ruçi u ndal: 

Komisionet parlamentare dhe deputetët i kanë shfrytëzuar dhe janë mbështetur në indiciet nga auditimet e Kontrollit në ushtrimin e detyrave të tyre funksionale për kontrollin parlamentar, si edhe në angazhimin për të qenë konkret e aktiv në luftën kundër korrupsionit, abuzimeve dhe defekteve të tjera të qeverisjes.  Askush nuk është i përsosur, por ne edhe ju duhet të bëhemi gardianë më të vëmendshëm të ligjshmërisë, ndershmërisë dhe eficiencës së qeverisjes.  Qeverisja nga populli, me popullin dhe për popullin garantohet në radhë të parë nëpërmjet kontrollit parlamentar dhe auditimit të veprimtarisë së saj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Gjithashtu, Ruçi parashtroi rekomandimet e tij mbi fuqizimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe KLSH-së. Ruçi i kërkoi KLSH-së të jetë më aktive, më cilësor dhe më vizionar në dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit në përgjithësi dhe për atë të investimeve e prokurimeve publike në veçanti.

Para dy vitesh Kuvendi ka rekomanduar ngritjen e nënkomisionit parlamentar për çështjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një praktikë që funksionon në shumë vende evropiane. Personalisht do të marr të gjitha masat për ngritjen sa më të shpejtë, brenda këtij sesioni, të nënkomisionit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, në fjalën e tij e cilësoi mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin mes KLSH-së dhe Kuvendit. Ai shprehu bindjen që kjo marrëdhënie jetike mes parlamentit dhe institucionit të lartë auditues duhej thelluar. Leskaj rikonfirmoi zotimin e strategjive të mëparshme të zhvillimit, që marrëdhënia KLSH-Kuvend të jetë optimal, ku, sipas Leskajt:

KLSH do të shërbejë tërësisht si struktura numër një e informimit të Kuvendit për mirëadministrimin e pronës shtetërore, si për shumicën dhe për pakicën parlamentare, nëpërmjet raporteve periodike të saj si edhe takimeve të njëpasnjëshme me anëtarët e Kuvendit dhe posaçërisht të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj

Pas diskutimeve, që në themel kishin marrëdhëniet KLSH-parlament, tryeza vijoi me një format diskutimesh akademike në kuadër të strategjisë së zhvillimit të KLSH-së për periudhën 2018-2022.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë