Kryetari i Kuvendit Meta niset
për vizitë zyrtare në Suedi

Kryetari i Kuvendit Meta niset<br />për vizitë zyrtare në Suedi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), Urban Ahlin. Gjatë vizitës dyditore Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta të Suedisë.

Kryetari i Kuvendit Meta do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Margot Wallström.

Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare. Delegacioni shqiptar përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme,  Arta Dade, deputetët Kejdi Mehmetaj dhe Agron Duka.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm