Kryevepra e Toni Kroos, si u ideua goli që duhej të ishte krosim për…Nojer/VIDEO

Kryevepra e Toni Kroos, si u ideua goli që duhej të ishte krosim për…Nojer/VIDEO

Momenti i golit të shënuar nga Toni Kroos

Goli i Toni Kros do të mbetet gjatë në kujtimin e futbolldashësve dhe jo vetëm atyre që janë tifozë gjermanë. Një harkim perfekt në minutën e 5-të shtesë dhe topi që ndalet në rrjetë për të ringjallur shanset për kualifikim të Gjermanisë dhe për të evituar një rezultat historik. Por gjërat mund të kishin qenë ndryshe, nëse Kros do të kishte ndjekur planin fillestar, ku duhej të krosonte në zonë.

Korrespondentët e “Marca” në stadium për ndeshjen Gjermani-Suedi, kanë folur me protagonistët dhe kanë mësuar prapaskenat dhe dialogjet e atyre momenteve të ethshme të fundit të takimit për një episod që do të hyjë në historinë e futbollit.

Gjithçka fillonte me thirrjet e Mats Humels nga pankina. “Toni, krosojë mirë. Krosoje mirë!”, ishte nxitja e tij për shokun e skuadrës, në një skemë të përdorur disa herë në stërvitje. Ndërkohë, Manuel Nojer i kërkoi leje Joakim Lëv që të dilte në sulm, për të goditur ai topin në qendër të zonës. E ndaloi vetëm zëvendëstrajneri, kur kishte bërë thuajse gjysmën e fushës dhe i kërkoi të mos rrezikonte kot kundërsulmin.

Ndërkohë, Mario Gomez e sinjalizoi Kros që të dërgonte topin në shtyllën e parë, kurse Myler në qendër të zonës, se në të dytën nuk do të mbërrinte kurrë meqë kishte shumë njerëz në zonë. Meqë gjermanët kishin dalë para, Suedia i ktheu gjithë lojtarët në qendër dhe la vetëm dy lojtarë në barrierë. Gabim fatal!

Të vetmit që e dinin se topi do të shkonte direkt në portë ishin Kros e Rojs, të cilët prodhuan një moment historik për kombëtaren. Rojs kërkoi ta gjuante vetë. “Ma lër mua, e gjuaj unë”, ishin fjalët e Kros. “A do ta krososh?”, pyeti Rojs. “Jo”, u përgjigj Kros, “ta kaloj topin, ti e ndal dhe unë gjuaj”. Ai kishte analizuar menjëherë situatën dhe e kishte kuptuar se gjuajtja ishte e vetmja alternativë.

“Kishim hedhur shumë krosime në qendër dhe duhej të ndryshonim plan”, shpjegoi ai pas ndeshjes. “Pastaj e dija që Suedia priste një tjetër krosim, ndaj e kisha të qartë që duhej të gjuaja. I thashë Markos që të më ndalte topin dhe pastaj… ishte gol. Na doli mirë”, tha mesfushori gjerman, si të ishte një gjë komplet normale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor