Ktheu ligjin për Teatrin e ri, Presidenti Meta në Shkodër: Respektova Kushtetutën

Ktheu ligjin për Teatrin e ri, Presidenti Meta në Shkodër: Respektova Kushtetutën

Ilir Meta

Pak ditë pasi ktheu në parlament ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, presidenti i vendit, Ilir Meta, nga Shkodra sqaroi edhe një herë kthimin e tij.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se nuk mund të qëndronte indiferent për një çështje të tillë që mund të krijonte shumë probleme në raport me Kushtetutën.

Sipas Presidentit, ligji shkelte parimet e barazisë dhe nuk ishte në harmoni me parimet kushtetuese. Mes të tjerave në njoftimin e Presidencës shkruhet se ligji cënonte parimet e Konventës evropiane të trashëgimisë kulturore. 

Kjo ishte hera e parë që Meta reagon edhe për kthimin e ligjit mbi tatimin mbi të ardhurat e lojrave të fatit.

Deklarata e plotë:

Po bëhet gati 1 vit nga momenti i fillimit të detyres sime si president dhe deri më tani numri i ligjeve të kthyera janë vetëm 3. Ai i tarifave gjyqësore, që u reflektua nga kuvendi, pasi ishin të papërballueshme nga qytetarët, së fundmi edhe 2 ligjet ai për teatrin dhe tatimi mbi të ardhurat, që ka të bëjë me lojrat e fatit. Në arsyetimet e bëra bazohemi në kushtetutë dhe në interesin kombëtar, kuvendi ka detyrimin t’i rishqyrtojë, të reflektojë ose jo në varësi.

Presidenti nuk mund të qëndrojë indiferent apo të qëndrojë në heshtje për çeshtje që krijojnë probleme në raport me parimet kushtetuese, objektivat që kemi sa i takon shtetit, shoqërisë, detyrimeve ndërkombëtare etj, apo që mund të krijojnë precedente shqetësuese në të ardhmen, që mund të cënojnë autonominë e pushtetit vendor. Duhet te evitojmë çdo precedent.

Unë besoj se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është detyrë e të gjithëve. Për fat të keq në të kaluarën nuk jemi treguar të kujdesshëm ndaj këtyre vlerave, kemi dëmtuar shumë prej tyre. Historia e shtetit tonë nuk është shumë e vjetër dhe kemi nevojë të jemi më të përgjegjshëm për çdo vlerë që kemi nga e kaluara. Sot lexova dokumentat e një historiani shqiptar se gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Tiranës, edhe pse Mehmet Shehu u kishte kërkuar anglezëve që për lirimin nga nazistët të bombardohej qendra e Tiranës, ata nuk kishin pranuar këtë urdhër për arsye se nuk kishin dashur të dëmtohej ky kompleks godinash, që mbart vlera të rëndësishme për kryeqytetin.

Në këtë drejtim besoj se kur ekziston vullneti mire, mundësia është për të mirëmbajtur teatrin ekzistues dhe për të ndërtuar një të ri, që Tirana si kryeqytet i shtuar në numër, ka nevojë për teatër të ri, qendra të reja të zhvillimit të kulturës etj. Të gjitha mund të ndodhin duke respektuar Kushtetutën dhe legjislacionin qe ka vendi ynë. Pra nuk ka nevojë për ligj të ri, apo precedent që na nxjerr nga shinat e funksionimit të shtetit ligjor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan