Kthimi i dekretit të buxhetit nga Meta, zëdhënësi: Vendimi pas fjalës së Taulant Ballës në kuvend

Kthimi i dekretit të buxhetit nga Meta, zëdhënësi: Vendimi pas fjalës së Taulant Ballës në kuvend

Presidenti Ilir Meta

Presidenca reagoi pasi kryeministri Rama e lidhi rrëzimin e dekretit për buxhetin 2019 nga presidenti Ilir Meta me votën kundër të shumicën parlamentare për dy amendamente e paraqitura nga LSI-ja në seancën e sotme plenare. LEXO KETU Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, tha se reagimi i Metës pasoi fjalën në kuvend të kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla, që i drejtohej kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili:

Statusi i zëdhënësit të presidentit:

 Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:

Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?

Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.

28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin