Kthimi i eshtrave të Mit'hat Frashërit, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

Kthimi i eshtrave të Mit'hat Frashërit, Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e memorialit

Pamje nga ndërtimi i memorialit të Mit'hat Frashërit

Mit'hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Mit'hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 22/10/2018 12:02

    Mithat Frasheri ishte puro Balliste,Atdhetare dhe Patriot Kombtare. Personalishte e adhuroj qendrimin e tij per shtetin Shqiptare. Vellezerit Frasheri jane krenaria jone Kombtare,aty nuk ka dyshime fare, e meritojne te jene ne piedestalin me te larte te Shqiptarise. Me te mira

    Përgjigju
  • Hasani: 22/10/2018 10:06

    Sikur te ishte gjalle Mit'hat Frasheri do ti peshtynte ne surrat keta politikanet e sotem qe po i qarraviten Europes duke falur edhe pjese te territoreve te Atdheut si e si te pranohen ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës