Kuçovë/ Arrestohet 25-vjeçari, vodhi një dyqan celularësh dhe plagosi me thikë punëtorin (Emri)

Kuçovë/ Arrestohet 25-vjeçari, vodhi një dyqan celularësh dhe plagosi me thikë punëtorin (Emri)

Foto ilustruese

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 25-vjeçari, i cili vodhi dyqanin e një 37-vjeçari si edhe plagosi me thikë punëtorin e dyqanit. Klaudio Naska, 25 vjeç, vodhi 23 aparat celularë dhe një lap top.

Njoftimi i plotë:

Falë reagimit të shpejtë të policisë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vjedhjes me pasojë plagosjen, në një dyqan celularësh.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

Klaudio Naska, 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë,( i dënuar më parë për veprat penale "Armë mbajtje pa leje" dhe "Kanosje" v:shapes="_x0000_i1025">.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Llukan Prifti", në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) puntorin e dyqanit shtetasin E.I, 24 vjeç kanë marrë 23 telefona celular dhe nje Laptop në dyqanin “Servis Celularësh” në pronësi të shtetasit G.D, 37 vjeç, banues në Kuçovë, dhe pasi kanë dalë nga dyqani kanë thyer xhamin e parë të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit E.I.

Shtetasi E.I ka njoftuar shërbimet e policisë, të cilët falë reagimit të shpejtë bënë të mundur identifikimin e njërit prej autorve dhe arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

•23 aparate celular të markave të ndryshme.
•1 lap top 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘‘Vjedhje me Dhunë‘‘ , ‘‘Plagosje e lehtë me dashje‘‘, “ Shkatërrim prone“, "Kanosje" , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139, 89, 150, 84 dhe 22 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon