Kufijtë/Thaçi në Bjellorusi: Është koha e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Kufijtë/Thaçi në Bjellorusi: Është koha e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Konferencën në Bjellorusi

Është koha e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në kryqytetin bjellorus në Minsk.

Këtë të mërkurë, Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në punimet për Konferencën e Sigurisë së Munihut ku ka folur sërisht për çështjen e arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, mundësi kjo që sipas tij do t’i hapte rrugën “njohjes së dyanshme” mes dy shteteve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook presidenti Hashim Thaçi thotë se gjatë vizitës së tij  u ka shprehur bjellorusëve dhe ndërkombëtarëve pjesëmarrës optimizmin e tij, se dialogu Kosovë -Serbi duhet të vazhdojë. Sipas Thaçit , arritja e marrëveshjes mes dy vëndeve  është e obligueshme ndërkombëtarisht  dhe ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse për tí dhënë fund njëherë e mirë konfliktit mes dy vëndeve.  

 Postimi në Facebook i Presidentit Thaçi

Lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të tillë, SHBA-ja dhe BE-ja e dëshirojnë dhe po punojnë drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe, tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi 

Presidenti Thaçi, i cili udhëheq bisedimet me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian vazhdon t'í qëndrojë idesë për korrigjim  të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e kundërshtuar fort nga opozita në Kosovë, por edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht ka paralajmëruar se lëvizja e kufijve mund të bëhet vetëm me luftë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët