Kujdesi ndaj historisë, Bashkia e Tiranës riparon Monumentin e Pavarësisë (FOTO)

Kujdesi ndaj historisë, Bashkia e Tiranës riparon Monumentin e Pavarësisë (FOTO)

Monumenti i Pavarësisë në Tiranë

Një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës këto tre vite ka qenë dhe ruajtja dhe përkujdesja për monumentet e kulturës së qytetit si simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin në shekuj.

Specialistët e Bashkisë së Tiranës kanë bërë të mundur riparimin e Monumentit të Pavarësisë që ndodhet në Parkun Rinia përgjatë Bulevardit kryesor. Krahas përforcimit të bazamentit, kjo vepër është pastruar nga mbishkrimet e qytetarëve si dhe janë bërë riparimet e dëmeve të shkaktuara nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Monumenti i pavarësisë te Parku Rinia

Monumenti është 6.5 metra i lartë dhe 5.5 metra i gjerë, dhe peshon 15 tonë dhe është simbol i rezistencës shqiptare në kohë dhe luftëra të vështira. Ka formën e një kulle të hapur dhe simbolizon hapjen e rrugës së Shqipërisë drejt pavarësisë.

Monumenti i Pavarësisë te Parku Rinia 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren

Tiranë, protesta para bashkisë ditën e nesërme, policia njofton masat që do ndërmerren