Kujdesi shëndetësor, Rama në Lushnje: Kemi dyfishuar rimbursimin për 600 mijë persona të pasiguruar

Kujdesi shëndetësor, Rama në Lushnje: Kemi dyfishuar rimbursimin për 600 mijë persona të pasiguruar

Kryeministri Edi Rama me banorët e Lushnjes

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një takimi me një pjesë të komunitetit të Lushnjes se rimbursimi për 600 mijë persona, të cilët nuk janë të siguruar, ka kapur shumën e 105 milionë dollarëve. 

“Sa i takon medikamenteve, se këtu është çudi e madhe, sepse për fat të keq ekranet e televizioneve dhe të faqeve të informacionit janë të mbushura me krim, ne e kemi çuar faturën e pagesës së ilaçeve për 600 mijë njerëz që nuk janë të siguruar në 105 milionë dollarë. Më parë, rimbursimi kapte pak më shumë se gjysmën e kësaj shume”, u shpreh Rama.

Ai përmendi si shembull konkret receptinën, ilaçin jetik për gratë dhe vajzat me kancer të gjirit.

“Merrej në te kaluarën me doza shumë të vogla dhe jepej me lekë ose me mik. Ne bëmë një negociatë me kompani të huaj se pse do donim të kishim një çmim të arsyeshëm për t’i ndihmuar këto gra, të cilat nuk e kanë mundësinë për ta blerë. Sot, të gjitha gratë që kurohen nga kanceri i gjirit, marrin receptinën falas. Është një ilaç që ofron garancinë më të fortë ndaj kësaj sëmundjeje”, tha kryeministri.

Rama bëri të ditur gjithashtu se qeveria po përgatit një shtjellim pak më të detajuar, për të treguar sesa shumë para janë postuar nga arka e shtetit tek arka e familjeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyseni: 27/10/2018 12:49

    BLLA. BLLA. BLLA FOL RALITETIN ZOTI. BLLA BLLA RAMA E MORE PUSHTETIN ME NIVELIN 100 euro ne muaj PER SHUMICEN E POPULLSISE DHE DO TA LESH PO ME 100 euro PER SHUMICEN E POPULLSISE DHE PER PAKICEN E OLIGARKEVE QE PERFAQSON TI I KANE DHJETFISHUAR TE ARDHURAT Keshtu qe NUK ESHTE ZGJEDHJE E DUHUR TE VOTOSH PER TY Z BLLA BLLA BLLA ED RAMA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë