Kujtoi se i kishte vdekur burri, gruaja vret veten dhe dy fëmijët për të 'bashkuar familjen' (Foto)

Kujtoi se i kishte vdekur burri, gruaja vret veten dhe dy fëmijët për të 'bashkuar familjen' (Foto)

Burri He dhe gruaja Dai

Një grua nga provinca Hunan në Kinë, pasi mësoi se i shoqi kishte vdekur mbyti dy fëmijët e vet dhe u vetëvra. Mirëpo e gjitha kjo rezultoi të ishte një lojë e keqe e fatit, pasi bashkëshorti i saj rezultoi të ishte i gjallë dhe kishte falsifikuar vdekjen e tij. Sipas “The Sun”, He e bëri këtë gjë për t’iu shpëtuar borxheve dhe për të siguruar një pagesë të majme nga policat e sigurimit për familjen e tij. Ai u detyrohej më shumë se 100,000 yuan (1,564,560 lekë të reja) huadhënësve të ndryshëm online.

Ai mori me qira një makinë dhe e la të binte në lum. Pas kësaj u zhduk. Tre javë pas zhdukjes së bashkëshortit, gruaja e tij me mbiemrin Dai, postoi një letër në Ëechat ku shkruante se do të vriste veten për të ribashkuar familjen. He u dorëzua pranë autoriteteve më 12 tetor, një ditë pasi u gjendën trupat e gruas dhe fëmijëve të tij. Në një video të publikuar në mediat lokale në Kinë, He tha se kishte në plan të fshihej për pak kohë dhe më pas të kthehej për të marrë gruan e fëmijët. Gruaja e tij nuk dinte asgjë rreth këtij plani.

Fëmijët e çiftit Dai dhe He 

Momentalisht, gjendet nën arrest pasi akuzohet për shkatërrim të pronës private dhe mashtrim të institucioneve të sigurimit. “Vajza ime ishte e sëmurë. Duhej vizituar çdo muaj. Duhet të paguaj këstet e makinës dhe shpenzimet e familjes. Unë jam gjithashtu i sëmurë. E bëra këtë për të shmangur borxhet. S’ma merrte mendja që gruaja ime më donte kaq shumë,”- ka deklaruar ai.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin