Kukës/ 13 anëtarë të familjes Bresa në qiell të hapur, shtëpia u shemb nga rrëshqitja e dheut

Kukës- Kjo është drama e familjes Bresa, me banim në fshatin Buzëmadh të Njësisë Administrative Gryke-Çaj në Kukësit, që këtë dimër do ta kalojnë në kushte të vështira pasi iu është shembur shtëpia. 8 nga pjesëtarët e kësaj familje13 anëtarëshe janë fëmijë.

Fatri Bresa thotë se prej marsit të këtij viti nga rrëshqitja e tokës shtëpia e tyre ka dëmtime dhe plasaritje të shumta. Aktualisht familja Bresa jeton në një çadër, ndërsa ditët e ftohta po afrojnë dhe jetesa në kushte të tilla është e pamundur.

Që nga data 14 mars 2018 më është rrënuar shtëpia nga rrëshqitja e tokës dhe shtëpia më ka rënë poshtë. I kam plotësuar të gjitha dokumentat që mi ka kërkuar Bashkia dhe i kam dërguar, por deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigjie. Unë bëhem 13 anëtarë në familje dhe nuk kam se ku të jetoj. Më kanë dhënë një çadër. Si mund të jetoj në çadër. Këtu bjen shi e borë. Jam shumë keq në gjendje ekonomike. Pres ndihmë nga shteti që të verifikojnë se ku jetojmë,ku banojmë.

Fatri Bresa, anëtar i familjes

Familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe e ka të pamundur të bëjë vetë rikonstruktimin e shtëpisë apo të blejë një banesë tjetër. Ndërkohë, Drejtoria Emergjencave Civile në Bashkinë Kukës, bën të ditur se i gjithë dokumentacioni për rastin në fjalë i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe pritet studimi gjeologjik. Por ende nuk ka një përgjigje se kur do të gjendet një zgjidhje për strehimin e kësaj familjeje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 22/10/2018 19:21

    kerkoj ndihme bosave te veriut:DOSHI;FRROKU;NDOKA:NDREU;PRENGA…….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë