POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kukës/ Arrestohet kosovari i dënuar me 4 vite burg, do ekstradohet në Itali (Emri)

Foto ilustruese

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të kalimit në Morinë. Astrit Koçi, 41 vjeç, i dënuar nga shteti italian me 4 vite e 8 muaj burg, është arrestuar provizorisht pasi do të ekstradohet në Itali.

Njoftimi i plotë

Arrestohet një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë ë familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”. Arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian. Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht; - Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi përson në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali. Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

d.ba.
Komento