Kukës, Balla: Keqqeverisja e Bashkisë, model i Lulzim Bashës, ta ndryshojmë vitin e ardhshëm

Kukës, Balla: Keqqeverisja e Bashkisë, model i Lulzim Bashës, ta ndryshojmë vitin e ardhshëm

Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

KUKES - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të PS në Kukës, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për Tv Kukësi, Balla deklaroi se keq qeverisja e bashkisë së Kukësit është model i Lulzim Bashës. Balla tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshm do t'i japim mundësinë Kukësit të drejtohet në "drejtimin e duhur".

Ne kemi filluar procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e PS me qellim identifikimin e kandidatëve të mundshëm që do të marin përsipër të kandidojnë për parlamemtin e Kukësit, këshillin bashkiak, por dhe një proces shumë i mirë konsultativ me qellim përzgjedhjen e kandidaturës fituese në bashkinë e Kukësit. Synimi ynë është ti japim mundësinë edhe bashkisë së Kuksit të drejtohet në Drejtimin e Duhur. U shtuan dhe 4 vite të humbura në drejtimin e bashkisë Kukës, një bashki e shkëputur tërësisht nga njerëzit dhe hallet e tyre, ndërkohë që vëmendja jonë është tek njerëzit dhe për këtë arsye kemi filluar punën organizative me qellim që në maj, qershor të vitit të ardhshëm të kemi mundësi të ndrysjojmë mënyrëm e drektimit të bashkisë Kukës, një bashki e cila duhet ta ketë tërësisht vëmëndjen për njerëzit.

Taulant Balla, kryetar i Grupit të PS

Sipas Ballës, Partia Socialiste ka filluar procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ku një pjesë e rëndësishme është hapja e saj me qellim identifikimin e kandidatëve të mundshëm.

Ne kemi filluar një proces konsultativ, kemi zhvilluar dhe sondazhe dhe dua të garantoj popullin e respektuar të Kuksit që ne do ti ofrojmë një kandidaturë që përfaqëson popullin e nderuar të Kukësit. Në këtë kontekst më lejoni të rikërkoj ndjesë në emrin tonë për të gjithë atë problem që u krijua me mungesën e konsultimit paraprak për vendosjen e tarifimit të autostradës që lidh Kuksin me Tiranën. Në këtë fazë dua ta falenderoj popullin e Kuksit për gjithë mirëkuptimin që na krijoi. Gjerat po rrjedhin normalisht. Kushdo që u mundua ta përdorte politikisht protestën e 30 marsit besoj që tashmë ka marë përgjigjen e duhur. Angazhimi ynë vijon. Do të jemi shumë shpjet këtu për aeroportin e Kuksit, i cili e shndërron Kuksin në qendrën e dytë më të rëndësishme të mobiliteti ajror. Po ashtu bashkë me z. Gjici por edhe me ata që përfaqësojnë pushtetin e qeverisjes ekzekutive këtu janë shumë të rëndësishme për ne disa projekte të punësimit. Pas pak javësh do të jetë gati një projekt i një kompanie private në sektorin fason e projekte të tjera të punësimit. 

Taulant Balla

Balla komentoi edhe deklaratat e Bashës dhe eurodeputetes gjermane, Doris Pak, nga Shkodra, se miratimi i dy ligjeve ai i teatrit dhe lojrave të fatit janë pastrim parash. 

Populli i Kukësit e njeh fare mirë Lulzim Bashën. Basha në Kukës është si i inkriminuari në vendin e krimit, po të kemi parasysh një vlerë tejet të madhe që kemi paguar të gjithë përsa i përket rrugës Durrës-Kukës, por unë besoj që kjo zonë di fare mirë të bëjë dallimin. Gjithë kjo keqeverisje e bashkisë së Kuksit është modeli i Lulzim Bashës. Sikurse Lulzim Basha në vitin 2011-2015 keqqeverisi Tiranën, kështu keq qeveriset dhe sot bashkia e Kuksit. Sa për ato që thotë çdo ditë Basha kam vetëm një përgjigje: Vëmëndja jonë është për njerëzit, ndërkohë që Luli ka hallin e vet.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tr ump: 22/09/2018 23:40

    Mos haro se mortja mortja nga VERIU I SHQIPERISE do ti VIJE KOMUNISTEVE.Ti nuk he I PARI ne liste , po ama je...PO AKUMULON SHUME DHIMBJE ORE TAULANT BRACE .PILAFI PO ZIEN ,PO ...TI E DI MIRE CDO METHENE PO... ELBASANI VJEN PASTAJ ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit

IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit