Kukës/ 'Havzi Nela' probleme me infrastrukturën, drejtori i gjimnazit: 'Odisea' vazhdon prej 5 vitesh

Gjimnazi “Havzi Nela” në qytetin e Kukësit, ka probleme të theksuara me infrastrukturën. Pothuajse e gjithë fasada e pasme e objektit është e rënë, ndërsa amortizimi i tarracës çdo ditë po kthehet në rrezik serioz për nxënësit. Drejtori i shkollës thotë së amortizimi ka prekur edhe klasat e katit të fundit, ndërsa këtë problematikë ia ka bërë të njohur edhe Ministres së Arsimit gjatë vizitës së saj, javën e kaluar në këtë gjimnaz.

 “Odisea e tarracës vazhdon prej pesë vitesh. Detyrohemi shpesh herë që t’i zhvendosim nxënësit nga një anë në një anë tjetër, ku nuk pikon, ose ndonjëherë të shfrytezojmë edhe klasat ku nxënësit dalin në  lëndën e edukimit fizik, dhe zhvendosim klasat nga aty ku janë në një klase tjetër, pasi këto janë dy gjëra që ndikojnë në procesin mësimor edukativ", thotë për Report Tv Halit Muçmata, drejtor i gjimnazit "Havzi Nela".

Gjendja paraqitet e rëndë edhe në palestrën e shkollës, e cila është jashtë funksionit dhe me xhama të thyera."Palestra, po ashtu jashtë funksionit. Pavarsisht kërkesave të vazhdueshme, nuk është bërë e mundur që të ndërhyhet", shprehet më tej Muçmata.

Sipas drejtuesve të shkollës, gjatë stinëve me reshje shiu dhe bore është e pamundur të zhvillohet rregullisht proçesi mësimor, ndërsa ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme. Në gjimnazin "Havzi Nela" arsimin e mesëm dhe profesional e ndjekin rreth 450 nxënës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS