Kukës/ Parkimet e gabuara, zjarrfikëset apel qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm

Parkimet e gabuara të makinave nga drejtuesit e automjeteve në Kukës, sidomos gjatë natës ka vështirësuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës për raste emergjente.

I tillë ishte dhe rasti më i fundit në lagjen numër 2 të qytetit, aty ku efektivët ndërhynë për të ndihmuar një të moshuar 90 vjeçare për të hapur derën e blinduar, por që u është dashur që të marin shkallët në krahë, për t’u ngjitur në ballkonin e banesës në katin e tretë, pasi automjeti zjarrfikës nuk kishte si të kalonte rrugën.

(Momente nga operacioni i shpëtimit të të moshuarës)

Efektivët e shërbimit zjarrfikës i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm me parkimin e makinave, pasi në rast të rënies së zjarreve, zjarrfiksja nuk mund të ndërhyjë për të shuar flakët dhe kjo mund të çoje në raste fatale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 07/08/2018 22:08

    Shume e drejte....un kte mendoj gjithnje kur parkoj makinen ne ndonje ngushtice,a mund te hyje nje zjarrfikese?jan ca sidomos femra,qe as nuk ju plas nese kalon dot nje biciklete minimumi,mjafton tparkojne makinen e tyre.injorance e demshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë