Episodi i padëgjuar në Kukës, ariu sulmon 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Kukës-Shishtavec, aty ku rreth orës 6  të mëngjesit një ari ka sulmuar një 36-vjeçar, i cili po shkonte në punë tek hidrocentrali në fshatin Brekie.

Nga sulmi, Shehap Dashku, personi i lënduar, ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime në trup dhe në njërin sy. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Banorët e këtij fshati kërkojnë marrjen e masave për arinjtë, pasi sipas tyre janë kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Banorët thonë se ka prani të madhe të arinjve, deri tani kishin bërë vetëm dëme në të mbjella por me kalimin e kohës po behen të rrezikshëm duke rrezikur edhe jetët e tyre dhe sidomos të fëmijëve.

Komuniteti kërkon marrjen e masave, pasi vete nuk mund ti vrasin, por autoritetet duhet të marrin masa ndaj rrezikut të sulmit, pasi zonat ku arinjtë janë shfaqur në zonën e Shishtavecit është shumë afër rrugëc nacionale dhe mund të zbresin edhe në Kukës.

Po shkonte në punë dhe ariu e ka masakruar, e ka dëmtuar. Ngjarja ka ndodh në orën 6 të mëngjesit. I bëjmë apel shtetit të marrin masa pasi jemi të rrezikur nga kafshët e egra pasi vete nuk kemi çfarë të ju bëjmë, vetëm nese mbyllemi brenda.

Dëshmia e të vëllait të Shehap

Foto nga spitali ku ndodhet i sulmuari nga ariu

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 07/07/2018 17:55

    Shteti te marre masa !!! Shteti duhet tju dergoj leter ndeshkuese,Arinjve dhe Ujqerve,mos te dalin nga Pylli dhe te Zbresin ne Autostrad,duke kaluar mbi pengesat ansore te rrugeve.Keta te shkretet,mir qe nuk than se duam demshperblim per dhun te tepruar,dh me pasoj plagosje,nga nje Ari.

    Përgjigju
  • Sula: 07/07/2018 15:31

    Po vjen keq per hallexhiun qe po shkonte ne pune dhe e sulmon ariu . Mos e ka ngatarru ariu kete djalin me Mul Noken ? Se Muli bon tfortin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev