Kukës, rinisja e mësimit me probleme, drejtoresha e shkollës dhe Prefekti: Rikonstruksioni total i nevojshëm

Pas 4 dekadave shkolla më e madhe në qarkun e Kukësit ajo 9 vjeçare “Avni Rustemi” paçka restaurimeve që po pëson, sërish mbetet në gjendje jo të mirë për një proces normal mësimor.

Në më pak se 1 javë në të gjithë vendin edhe në Kukës do të rinisë procesi mësimor, ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle Neriada Selmanaj shprehet se shkolla ka nevojë për rikonstruksion total.

Pjesa e soletës në kat të 4-të është problematike kur bien reshjet, plus dyert janë akoma të kohës dhe terrenet sportive janë lënë përgyjsëm, do krijohen dhe klasa sportive, do ketë profilizim të kësaj lënde. Kështu kemi nevojë për  super ndërhryje emergjente nga ana juaj. Palestrën nuk e kemi tonën dhe kemi filluar ta shfrytëzojmë,  por ka nevojë të rikonstruktohet. Pra duhet një ndërhyrje e përgjithshme , e juaja dhe e pushtetit lokal në mënyrë që të bëhet diçka.  

Drejtoresha e shkollës, Neriada Selmana

E për të sjellë shkollën në kushte normale është kërkuar dhe ndihma e prefekturës në këtë qark. Por në reagim për Report TV prefekti Zenel Kuçana, shprehet se këto kushte vështirësojnë procesin mësimorë.

Në këto kushte është e vështirë, por ne do ta shohim dhe do marrim masat e nevojshme për të dalë nga kjo gjendje. Shpresoj që në bashkëpunim të plotë dhe me ministrinë e Arsimit të bëjmë punën e duhur që këto të kenë kushtet e duhura për të filluar procesi mësimor.

 Prefekti Zenel  Kuçana

Shkolla  “Avni Rustemi”  është hapur për herë të parë në vitin 1974 dhe është më e madhja në qytetin e Kukësit  me 760 nxënës.  Që nga koha e ndërtimit  nuk ka njohur asnjë investim  të plotë përveç riparimeve të përvitshme nga Bashkia Kukës. 

Edhe në këto kushte, kjo shkollë në qarkun e Kukësit, njihet për një cilësi të lartë mësimdhënie dhe ky institucion arsimor është tepër i kërkuar nga prindërit e qytetit të Kukësit për regjistrimin e fëmijëve të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike