Kukës, Vlorë e Shkodër asgjesohen
4630 rrënjë kanabis, 4 në pranga

Kukës, Vlorë e Shkodër asgjesohen<br />4630 rrënjë kanabis, 4 në pranga

Efektivët e policisë në të gjithë vendin vijojnë aksionet për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar. 2 000 rrënjë bimë narkotike në Kukës dhe 605 rrënjë në Vlorë. Ndërsa gjatë pasdites janë asgjesuar 2025 rrënjë në 6 parcela në fshatrat Fushë Vigë dhe Qerret. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Kukës, gjatë 24-orëve të fundit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kërrnaja” si dhe kanë bërë kapjen e 4 shtetasve të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë  narkotike dhe kapjen e vënien para drejtësisë së autorëve”, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë  kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Gjatë paradites së sotme, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kërrnaja nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë u bë i mundur evidentimi i një sere ku ishin kultivuar rreth 2.000 rrënjë bimë narkotike, nëpër gota plastike. Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu nga specialistët për Krimet në Komisariatin Tropojë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kërkim policor: Imer Brahaj, banues në Tropojë, si dhe Myrhi Brahaj, banues në Tropojë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet shtesë në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Policia e Kukësit gjithashtu në kuadër të operacionit “HIT-2”,  arrestoi në flagrancë një 22 vjeçar, banues në Tiranë. Atij iu bllokua mjeti tip TOAREG me targë AA631AI , i cili rezultonte i vjedhur. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një sasi rreth 196 gr lëndë narkotike Canabis Sattiva. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit, D.B, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

droge

Vlorë: Zbulohen dhe asgjësohen me djegie  7-parcela me 605 bimë narkotike
Policia e Vlorës, gjatë një kontrolli të ushtruar në disa fshatra të rrethit Vlorë, Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, ka zbuluar 7-parcela me 605 bimë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”. 3-parcela me 240 bimë narkotike të llojit “Canabis”, me lartësi deri në 35 cm janë zbuluar në nëë fshatin Kotë, në vendin e quajtur “Përroi i brusnjës”. Në fshatin Vllahimë, në vendin e quajtur “Ferra e Lilos”, është konstatuar 1-parcelë me 200 bimë narkotike, të llojit “Canabis”, me lartësi deri në 45 cm. Ndërsa në fshatin Mazhar, në vendin e quajtur “Lugu i Thomait”, janë konstatuar 3-parcela me 165 bimë narkotike, të llojit “Canabis”, me lartësi deri në 40 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që u bë asgjesimi i plotë i bimëve narkotike me djegie.

 droge
droge
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë