Kukësi, bashkia e katërt që mban larg të miturit nga burgu/ Zv.ministri Gogu: Betejë shoqërore pa ngjyra politike

Kukësi, bashkia e katërt që mban larg të miturit nga burgu/ Zv.ministri Gogu: Betejë shoqërore pa ngjyra politike

Momenti i marrëveshjes së nënshkruar të Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Kukësit

Të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin edhe në qytetin e Kukësit do të angazhohen në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë. Kjo do të bëhet tanimë e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së këtij qyteti.

Zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu u shpreh gjatë fjalës së tij se këta të mitur nuk kanë pse vuajnë gjithë jetën për një veprim të gabuar, por t’ju ofrohet mundësia që të korrigjohen e përmirësojnë sjelljen nëpërmjet zbatimit të masave alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Kodi Penal për të miturit ka ndërtuar një sistem të tërë, përmes dispozitave të së cilit fëmijët nuk kanë nevojë që të shkojnë pas hekurave të burgut për të vuajtur dënimin që ata kanë marrë, por në shoqëri së bashku, mundet që të restaurohen dhe mundet që të kthehen e të vazhdojnë jetën e tyre. Të rinjtë tanë duhet të vazhdojnë shkollën, duhet të vazhdojnë edhe të luajnë dhe të jenë pjestarë të denjë të familjeve të tyre, pavarësisht asaj që kanë bërë. Interesi i tyre më i lartë është edhe deviza e kësaj reforme.

Toni Gogu, Zv. ministri i Drejtësisë

Gogu u shpreh më tej se kjo nismë është një sinjal për të treguar se përballë kësaj beteje shoqërore për të ardhmen e brezit të ri, nuk ka përse të ketë ndarje partiake. “Jemi këtu për të treguar se reformat nuk kanë ngjyrë dhe krahë. Kjo është një betejë shoqërore dhe ne betejat shoqërore nuk e kemi luksin që të ndahemi në të majtë dhe të djathtë. Në refermimin shoqëror të vendit tonë ne duhet të jemi të gjithë sëbashku, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, apeloi ai.

Me këtë marrëveshje, Kukësi bëhet qyteti i katërt pas Tiranës, Korçës e Durrësit që vendos të zbatojë në praktikë Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, duke shmangur nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin. Bazuar në legjislacionin e ri që normon organizimin gjyqësor edhe në gjykata apo prokurori që nuk ka seksione, caktohen gjyqtarë dhe prokurorë të specializuar për të miturit. Për këtë arsye, zv.ministri Toni Gogu e vuri theksin në fjalim edhe tek përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnimet për drejtësinë për të miturit që organizon Shkolla e Magjistraturës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë