Kuksianët në burg, Basha-Kryemadhi: Drejtësi gjysmake, protestat do të vijojnë

Kuksianët në burg, Basha-Kryemadhi: Drejtësi gjysmake, protestat do të vijojnë

Kryemadhi dhe Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër për të liruar vetëm 7 nga 11 protestuesit e Kukësit. Lirimin e 7 protestuesve Basha e quan një arritje që erdhi nga protesta dhe rezistenca, por e cilëson drejtësi gjysmake. Basha e mbyll reagimin duke deklaruar se protestat do të vijojnë.

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.

Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë! Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas që është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë. Asnje raport ndërkombëtar, asnjë shoë në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.

Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës. Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Beteja tyre me padrejtësinë është dhe beteja jonë! Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oooo: 21/04/2018 10:06

    Bashke rrini kriminelat e ketij vendi,se do zoti do ju vije dita te paguani ci keni bere ketij vendi e ketij populli.E shikojm po digjeni per kete popull o fashista.

    Përgjigju
  • Faik: 20/04/2018 17:25

    Janë TMERRUAR nga BURGU HIENAT dhe ÇAKEJTË e PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË! Kujt po i RRuhet Trapi , se ju do vazhdoni Protestat !?! Qeveria nuk Rrëzohet KURRË me 200 PETRITA BANDITË dhe 3.000 Qytetarë të pakënaqur , sepse nuk punojnë më nëpër DOGANA dhe ju janë prerë Lidhjet e VJEDHJEVE dhe GRABITJEVE !!!! Ju jeni MJERANË që nuk ju Vjen më njeri pas , biles edhe LEK për t'ju paguar rrugën atyre Kokëpalarëve që vijnë nga RRethet e tjera nuk ka më as PD as LSIja , sepse nuk po ZHVASIN dot ZYRAT e SHTETIT këto 6 VJET !!! VAFSHI në FERR dhe ESFEL që të gjithë ju HORRAT e PDsë dhe LSIsë ( LesheLisë )

    Përgjigju
  • redi: 20/04/2018 16:34

    Kurre nuk do kete drejtesi perderisa opozita kriminale mbron krimin . Mua me vjen keq per ata dhem se jane keqperdorur nga Basha dhe Kryemadhi ,por per demin kush ka bere te denohet . Denim politik ne demokraci ,eshte vetem denim i fjales se lire ,por kur djeg dhe shkaterron pronen publike ose private eshte denim i drejte . Ajo qe ndodhi sit ne Shkoder , eshte presioni per drejtesine kur te hapen disjet e Saliut Lulit dhe klani te tyre . Pra do ngrejne mulitantet qe ti mbrojne . Kjo nuk eshte drejtesia qe kerkohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit