Kumbaro refuzon seancën dëgjimore për Teatrin, Vokshi: Ministrja të flasë, e disata herë që nuk vjen

Kumbaro refuzon seancën dëgjimore për Teatrin, Vokshi: Ministrja të flasë, e disata herë që nuk vjen

Albana Vokshi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka njoftuar Kryetaren e Komisionit të Medias dhe Informimit Publik, Albana Vokshi, se nuk mund të jetë e pranishme të hënën në seancën dëgjimore që ishte caktuar për çështjen e shembjes së Teatrit kombëtar.

Vokshi e ka konsideruar refuzim të Parlamentit shkresën e Kumbaros, duke theksuar se është e disata herë që ministrja nuk paraqitet kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin.

Albana Vokshi, deputete e PD

Deri tani, ministrja Kumbaro nuk ka bërë asnjë prononcim për çështjen e Teatrit.


(Përgjigjja e Kumbaros për Vokshin)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/06/2018 09:17

    Ky Vokshi burr i zoti..

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 24/06/2018 19:03

    Kjo Albana ta shpif me qene femer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët