Jul Deda i përgjigjet Gent Zenelajt në 'Rreze Dielli': As vetë s'e di pse nuk më flet më, e ke për detyrë të ma thuash

Julian Deda, aktori i humorit i është përgjigjur në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, deklaratës së Gentian Zenelaj të bërë vetëm pak ditë më parë në emisionin “Thumb”. Për sa i përket debatit mes tyre dhe faktit që nuk flasin, Juliani shprehet se as ai vetë nuk e di arsyen pse Gentian Zenelaj nuk i flet më.

Deda gjithashtu u shpreh se vetë Genti e ka për detyrim që për shkak të miqësisë së tyre ndër vite, ta takojë dhe tia thotë arsyen e vërtetë.

Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është  e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se  ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di. Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli. Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t'u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH.

Julian Deda , aktor

I pyetur nëse mund të rikthehet sërish grupi The SHBLSH, aktori përgjigjet se për publikun dhe profesionin mund të ndodhë gjithçka.

Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i hapur për çfarëdolloj rikthimi, por duhen sheshuar ca gjëra. Unë bëj çdo gjë për profesionin tim dhe për atë që pëlqen publiku. Mund edhe të ndodhë që të kthehet formati dhe të dalë skarco, dhe unë se dua këtë.

Julian Deda, aktor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës