Kupa e Shqipërisë, Kukësi kërkon finalen, Skënderbeu beson te përmbysja në Vlorë

Kupa e Shqipërisë, Kukësi kërkon finalen, Skënderbeu beson te përmbysja në Vlorë

Ndeshja e pare Skenderbeu-Flamurtari

Kupa e Shqipërisë zbret sot në fushë katër skuadrta gjysmëfinaliste që do të luajnë ndeshejt e kthimit. Flamurtari pret Skënderbeut, ndërsa Kukësi pret Laçin. Të dyja duelet priten të jenë të forta, pasi rezultatet e ndeshjeve të para nuk kanë përcaktuar asgjë, plus që tashmë asnjë nga skuadrat nuk ngjan indiferente për këtë trofe. Flamurtari është më pranë finales falë fitores 0-1 në Korçë, por dueli i kampionatit me Skënderbeun vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale nuk ofron siguri për vlonjatët. Ajo humbje 0-3 me kryesuesit pak ditë më parë në kampionat tregon që asgjë nuk është e mbyllur.

Për vlonjatët kjo ndeshje ka më shumë rëndësi pasi Kupa është e vetmja rrugë që u ka ngelur për të shpëtuar një tjetër sezon që nisi me plot pretendime por po përfundon sërish I dështuar. Edhe për Kukësin Kupa është një ngushëllim në një sezon që pretendonte të fitonte gjithçka. Dështimi në finalen e Superkupës por edhe distanca me Skënderbeun kryesues në kampionat kanë bërë që kampionët të vlerësojnë maksimalisht këtë kompeticion. Nuk do ta kenë të lehtë pasi përballë kanë një skuadër eksperte në këtë kompeticion si Laçi që pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë I ka shanset edhe për një finale tjetër.

Radas beson te përmbysja
Korçarët janë të vendosur t’ia bëjnë deri në fund shërbimin kualifikimit për në finale të Kupës së Shqipërisë dhe sot në Vlorë do të tentojnë përmbysjen, që nuk është e pamundur. Shiritin e kapitenit në këtë ndeshje do të mbajë sërish kroati Marko Radas, pasi Shehi nuk është ende gati për të luajtur titullar. Mbrojtësi i qendrës ka folur për ndeshjen e nesërme, që sipas tij ndryshon shumë nga ajo e kampionatit, ku Skënderbeu fitoi 0-3. “Ky takim nuk është njësoj me atë të kampionatit, ku ne fituam pastër 0-3.

Kupa dhe kampionati kanë specifika të ndryshme. Është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër në Vlorë, por do të bëjmë maksimumin, duke tentuar përmbysjen e rezultatit negativ në Korçë. Një gol diferencë nuk është shumë. Asnjëherë nuk e kemi fituar Kupën, na mungon ky trofe, ndaj dhe nesër do bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fund. Skënderbeu nuk ka presion në asnjë fushë. Ne do të kërkojmë kualifikimin, do të bëjmë lojën tone”, tha mbrojtësi veteran i Skënderbeut, Marko Radas.

Pacult: Kukësi do arrijë në finale
Kukësi do të luajë të mërkurën një ndeshje mjaft të vështirë përballë Laçit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ku ndeshja e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në një prononcim para ndeshjes, trajneri i Kukësit, Peter Pacult është shprehur se kjo ndeshje do të jetë po aq e vështirë sa edhe ajo me Partizanin. I pyetur për rezultatin e ndeshjes së parë, tekniku austriak thotë se shifrat 0-0 favorizojnë Kukësin, ndërkohë që tregon se nga skuadra kërkon që të fitojë me lojë, pasi nuk është përgatitur për penalltitë. “Laçi, kundërshtari me të cilin përballemi në Kupë, është një skuadër po aq e fortë sa Partizani.

Është një ndeshje e vështirë por nëse përsërisim lojën që bëmë ndaj Partizanit, mund t’ia dalim. Barazimi 0-0 na favorizon disi, për faktin se ndeshjen e kthimit e kemi në shtëpi. Nuk kemi bërë përgatitje për penallti dhe në rast se nesër fitoj 1-0 do isha i kënaqur. Qëllimi i radhës është të arrijmë në finale,” tha trajneri i Kukësit, Peter Pacult.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit