KUPA/ Kualifikohen Skënderbeu dhe Flamurtari, Laçi “tërbohet” kundër Naftëtarit

KUPA/ Kualifikohen Skënderbeu dhe Flamurtari, Laçi “tërbohet” kundër Naftëtarit

Kupa e Shqipërisë

Është mbyllur turi i parë eliminator i Kupës së Shqipërisë me të gjithë skuadrat e Superiores të cilat kanë siguruar kualifikimin. Pas Partizanit dhe Tiranës dje, sot ka qenë radha e Kukësit, Skënderbeut, Flamurtarit, Kamzës, Teutës, Luftëtarit.

Më shumë vështirësi ka hasur Kastrioti pas barazimit 1-1 në transfertë. Skuadrën krutane kundër Korabit e ka nderuar goli i Markut në ndeshjen e kthimit. Ra në sy kualifikimi i Laçit me rezultatin e përgjithshëm 14-0 kundër Naftëtarit. Skuadra kurbinase pas fitores 0-5 në transfertë, në takimin e dytë ka shpërtalluar 9-0 kundërshtarët.

Ndërkohë Dinamo i ka dhënë fund aventurës në këtë kompeticion pasi është eliminuar nga Egnatia, ndërsa Vllaznia me golin në ekstrem të Gurishtës ka likuiduar Burrelin.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme, Grupi A

Erzeni-Besëlidhja 1-3 (0-2)

Egnatia-Dinamo 0-0 (1-0)

Kastrioti-Korabi 1-0 (1-1)

Vllaznia-Burreli 1-0 (1-1)

Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)

Luftëtari-Vora 1-0 (4-0)

Kamza-Besa 2-1 (2-0)

Dje

Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)

Ndeshjet e sotme, Grupi B

Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)

Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)

Teuta-Turbina 4-2 (3-0)

Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)

Bylis-Tomori 4-1 (1-2)

Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)

Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!