Kupton se ka vrarë vajzën gjatë seancës gjyqësore, Pjetër Ndrecaj pëson shok

Kupton se ka vrarë vajzën gjatë seancës gjyqësore, Pjetër Ndrecaj pëson shok

Pjetër Ndrecaj dhe gruaja e tij e ndjerë, Valbona

Pjetër Nrecaj, autori i krimit të dyfishtë të ndodhur para dy ditësh në Gjakovë ka dalë sot para trupit gjykues. Pikërisht gjatë seancës gjyqësore Ndrecaj ka kuptuar se ka vrarë edhe të bijën dhe është bërë shumë keq nga ana emocionale dhe është dërguar në klinikën psikiatrike.

Lajmi.net shkruan se sipas Zef Konomit shefit të repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës, i dyshuari për vrasjen e gruas dhe vajzës ka marrë ndihmën e parë, dhe iu stabilizua gjendja.

“Rreth orës 11:00 përmes Policisë nga Gjykata sillet Pjetër Nrecaj i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë. Pjetri gjatë seancës dëgjimore ka marrë lajmin se ka vdekur edhe vajza, dhe ka pësuar një atak shumë të madh dhe një ankth të paparë. E ka marrë trajtimin në repartin e Psikiatrisë. Duke e analizuar që reparti i Psikaktrisë në Gjakovë është tip i hapur, i kemi dhënë ndihmën e parë i është stabilize gjendja,”- ka thënë fillimisht Komoni.

Ai ka bërë të ditur se Pjetër Ndrecaj pas trajtimit, është nisur për në Institutin e Forenzikës në Prishtinë. Kjo pasi ai është në gjendje të rëndë dhe nuk mund të shkojë në paraburgim.

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/08/2018 19:29

    Iiiiiiiiii ca fytyre, shum i pështir plus psikopat..mirë që nuk i hëngri pasi I vrau, se të tillë fytyrë shtazeje ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit