'Kur sunduesit grinden', shkrimtari Ismail Kadare prezanton në Panairin e Librit botimin e fundit

Një bashkëbisedim telefonik, mes Stalinit dhe Pasternakut, që ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të interpretohet ende edhe sot në mënyrat më kundërthënëse.

Ky është subjekti që ka shoqëruar përreth dy vete shkrimtarin Ismail Kadare. Tashmë romani i tij i ri, “Kur sunduesit grinden” ka përfunduar edhe nga sot është në dorë të lexuesit, që kishte zgjedhur për ta firmosur nga vet autori në Pallatin e Kongreseve. Kadare marrëdhënien e sunduesit me shkrimtarin e konsideron të përhershme

Sunduesit janë dy palët e librit, ata që janë sundues, që quhen tiranët, diktatorët, por nga ana tjetër unë sjell këtu edhe sunduesit shpirtërorë. Këtu është një grindje mes Stalinit edhe Pasternakut. Është kaq e ngatërruar sa ka një shekull që nuk zbërthehet tamam.

Ismail Kadare, shkrimtar

 

Materialet arkivore të mbledhura ndër vite për këtë ngjarje, e cila është në versione të ndryshme, e kanë bindur edhe më tepër Kadarenë, që në Shqipëri duhet hapur dosjet.

Nuk është i pamundur, është plotësisht i mundur, por ka një pengesë që duhet që të na shqetësojë të gjithëve. Pengesa jemi ne, duke nisur nga ju, nga ne, nga të tjerët.

Ismail Kadare, shkrimtar

Në këtë promovim përkrah tij, qëndronte bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare, e cila e përshkruan këtë libër, si veprën që i ka marrë më shumë kohë nga gjithë të tjerat

Ky libër nga gjithë përvoja ime, i ka ngrënë më shumë kohë se të gjithë librat e vështirë, sepse ishte një libër i vështirë, dokumentacioni sa vinte edhe shtohet, sepse tre minutat që Stalini ka marrë Pasternakun për ta pyetur përbën një nga enigmat më të mëdha. Në këto tre minuta ka ndodhur një bisedë, ku ai e pyet se çfarë mendon për Osip Mandelshtamin, dhe sigurisht ai i hutuar në apartament, në momentin e parë dha një përgjigje të çuditshme, se: “Nuk di të them se ne shkruajmë në mënyra të ndryshme”. Ndërsa, Stalini i tha: “Nuk dite që ta mbrosh mikun tënd”. Ai e deshi përsëri që t’i rikthehej, por Stalini e mbylli telefonin. Mirëpo ky telefon ishte bërë vetëm një herë, nuk mundet që të përdorej më. Kjo ishte një breng e madhe e vazhdueshme për poetin e madh Pasternakun. Për këtë bisedë janë dhënë shumë variante, shënimet e këtyre e kanë mbushur shtëpinë tonë ndër vite, sepse Ismailin gjithnjë e ka integruar kjo gjë. Ai ka dhënë variantet e tij bazuar në dëshmitë e shumë njerëzve, që kanë asistuar apo dëgjuar më pas se çfarë ka ndodhur. Po bëhen një shekull që kjo gjë ka ndodhur.

Helena Kadare, shkrimtare

Kadare ka shkruar edhe elemente autobiografike në këtë libër...

Po, dihet kjo. Në mënyrë jo të trashë, por jo vetëm për veten e tij, por edhe raporti i Lasgush Poradecit me sunduesin, që ishte një raport i madh. Dihet se çfarë marrëdhëniesh kishte Lasgushi.

Helena Kadare, shkrimtare

 

Por, si ndihet Helena Kadare teksa sheh kaq shumë të rinj, që vazhdojnë ta duan edhe ta kërkojnë shkrimtarin Ismail Kadare?
Kjo është një nga gjërat më të mrekullueshme mendoj unë. Ai gjithnjë e ka çmuar përherë faktin që lexuesi shqiptar e ka mbështetur gjithë jetën e tij, që unë e kam shoqëruar nëpër botë, është i qetë, i kënaqur. Por këtu mes lexuesit shqiptar ai është shumë i emocionuar, edhe këtë e vreni edhe ju. Ajo që thuhet shpesh se leximi ka vdekur, nuk ka lexues. Mua më është dukur përherë se vazhdon e njëjta gjë, jo vetëm këtu panair edhe në rrugë ku jemi:.

Ajo vet është shkrimtare, por si ka qenë mbështetja e tyre ndaj njëri-tjetrit gjatë këtij rrugëtimi...
Për një grua që e do letërsinë, edhe që do edhe ajo të bëjë letërsi nuk është e lehtë që të jetë në jetë bashkë me një shkrimtar. Atëherë duhet bërë zgjedhja. Unë që në fillim i dhashë një zgjedhje në vetën time, që më e rëndësishme është puna që bën ai, që në fillim vendosa që të mbështes, duke lënë pas dore krijimtarinë time. mund të kisha bërë më shumë në sasi, por jo në atë vlerë që ka libri i tij. Kështu që e lashë mënjanë egon e një krijuesi. Megjithatë, aq pak sa kam bërë kam pasur përherë mbështetjen e tij.

Në 13 versionet që Kadare ka sjellë në tërë këto vite kërkim për “Kur sunduesit grindet”. Cili është version që zonja Helena vlerëson më shumë?
Çdo version për mendimin tim, sepse e kam lexuar kaq shumë këtë libër, kur e kam shkruar në kompjuter, se ai punon vetëm me dorë. Janë me qindra faqet që vërtiten nëpër shtëpi, që herë ndryshonin dhe herë transformoheshin.

Rishikimi i librit në të ardhmen
E gjithë pjesa që është shkruar, është krejtësisht e përfunduar. Mbetet fundi. Nuk është i kënaqur me fundin. Në fakt, nuk donte që ta çonte në shtyp. Edhe fundi bëhet fjalë për disa faqe, që mund ta ribëjë më vonë, siç ka bërë “Mosmarrëveshjen”. Nuk duhet që ta mbante më në duar. I gjithë libri është i përfunduar.

Ndonëse i gjithë libri është i përfunduar, Ismail Kadare, ka dëshirën që në vazhdim të rishikojë edhe njëherë mbylljen e këtij libri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GjinoKastro: 16/11/2018 20:04

    ..Ismaili Megaloman..,pse nuk vjen te jetoje ne Tirane,po rri ne mes Parisit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet