Kurajo e Hakiut, nga paraolimpikët te vrapimi në grataçela: S'ka gjëra të pamundura/FOTO

Kurajo e Hakiut, nga paraolimpikët te vrapimi në grataçela: S'ka gjëra të pamundura/FOTO

Haki Doku në Olimpiadë

Historia e rrallë e shqiptarit në mediat italiane. Presticiozja "La Repubblica" i ka kushtuar një artikull të veçantë Haki Dokut dhe arritjeve të tij pavarsisht aftëzive fizike.

 Gara më bëri të kuptoj se kush jam, që jam një person dhe jo një person me aftësi të kufizuara. Shkallët, nga ana tjetër, më mësuan të mos kisha frikë, të bija dhe të ngrihesha. Të provosh, me pak fjalë. Gjithmonë dhe në çdo rast.

Haki Doku

Historia e Haki Dokut është me të vërtetë e pabesueshme. Është një njeri që ka arritur të transformojë një tragjedi, për shumë të papërballueshme, në një rilindje. Me origjinë shqiptare, Haki është një atlet paraolimpik, i pari për të përfaqësuar vendin e tij në një Olimpiadë.

Vrapimi me personat e aftë për të ecur  ishte si një mur i madh i pakalueshëm arritja për të vrapuar krah tyre më bëri të ndihem ndryshe. Doja të ndjeja gjithçka që ndjenin personat normalë, pasi për shkak të mungesës së funksionit të këmbëve nuk mund ti ndjeja të njëktat ndjesi. Në atë garë i shtyja rrotat e karriges pa përdorur doreza, duart e mia u dëmtuan, por dëshiroja të ndjeja të njëjtën dhimbje që të tjerët ndjenin në këmbë.

Haki Doku

Haki Doku ka marrë pjesë në më shumë se 10 maratona në mbarë botën dhe ka thyer rekordin Guinness në Arena CIVICA në Milano, me 121 km për 12 orë, një ngjarje e organizuar nga Qendra e Biznesit Camperio, kompania ku ai punon që prej vitit 1999.
Pas kësaj arritje, ai filloi të kërkonte stimuj të rinj. Ai ishte në kërkim për më shumë, adrenalinë dhe për të thyer ato mure 'famshme' dhe në vitin 2016 ka marrë pjesë në ngjitjen e grataçelave.
Në Franfurt në 2016 mori pjesë në garën për ngjitjen e 60 kateve në 35 minuta.
“Duart e mia u djersitën, të gjithë e panë” shprehey Haki-u.
Por që nga ajo ditë ai nuk është ndalur. Për të arritur qëllimet e tij,atleti është stërvitur çdo natë, pasi ju uron natën e mirë 2 fëmijëve të tij Marco dhe Alissa, ai bën stërvitje për rreth 5 km në parkun pranë shtëpisë dhe pastaj ngjitet 10 herë në pallatin 17 kat ku banon. Asnjë qëllim nuk arrihet pa lodhje. Vitin e kaluar Hakiu mori pjesë në Running Toëer në Ëolfsburg në Gjermani në 2688 hapa në një orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin