Kurbin, LSI i ikin 3 këshilltarë: Aleanca me PD, kundër Shqipërisë

Kurbin, LSI i ikin 3 këshilltarë: Aleanca me PD, kundër Shqipërisë

KURBIN - LSI-së i ikin edhe tre këshilltarë nga bashkia e Kurbinit. Bashkëpunimi LSI-PD edhe pas skandaleve që kanë plasur me lobimin rus, duket se kanë krijuar situatë të papranueshme për këshilltarët e LSI të cilët po distancohen nga forca e tyre politike.

Pas largimeve të këshilltarëve të LSI në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Belsh, Skrapar ditën e sotme në bashkinë e Kurbinit tre anëtarët e LSI kanë dalë në një deklaratë për publikun dhe mediat, ku sqarojnë qëndrimin e tyre. Ata kanë deklaruar se bashkëpunimi PD-LSI kundër Shqipërisë u tregua dhe me lobimin rus, ku LSI nuk u distancua. Më tej, ata theksojnë se PS është partia që po e çon vendin në BE dhe nga dita e sotme këshilltarët e larguar do t'i përkasin kësaj force politike.

“Jemi sot për të deklaruar qëndrimin tonë, lidhur me mbështetjen e grupit të Partisë Socialiste si e vetmja force politike e cila i shërben ndërtimit të shtetit dhe qytarëve. Investimin tonë personal do e transferojmë te PS, ne duam forcimin e shtetit ligjor, vendosjen e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, nuk ka tjetër alternativë për qytetarët e këtij vendi”. 
Këshilltar i larguar nga LSI

Deklarata e plotë e këshilltarëve të LSI: 
Përgjatë tyre viteve të fundit, ne këshilltarët e LSI, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në Kurbin, jemi përpjekur t'i shërbejmë sa më mirë interesave të qytetarëve tanë, pavarësisht urdhrave të përsëritur që kemi marrë ngë partitë tona për të bllokuar investimet e qeverisë qëndrore në këtë pjesë. 

Jemi treguar të duruar, me bindjen se pavarësisht luftës politike, në fund do të ishte arsyeja ajo që do të triumfonte. 

Megjithatë, zhvillimet e fundit politike tregojnë se Partia Demokratike dhe LSI janë të gatshme të bëjnë gjithçka në emër të pushtetit, madje edhe të bashkëpunojnë me Rusinë. 

Qytetarët e Kurbinit, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat okulte ruse që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe jashtë Bashkimit Europian. 

Aleanca e PD dhe LSI me Rusinë, na ka bindur përfundimisht se qëndrimi i mëtejshëm në radhët e këtyre dy partive jo vetëm që është i pamoralshëm, por është edhe i dëmshëm për interesat e të gjithë kurbinasve. 

Çdo njeri, me sadopak ndërgjegje të mbetur brenda vetes, nuk mund të pranojë të shndërrohet në një vegël në përpjekjen e opozitës për të ardhur në pushtet, duke shitur interesat kombëtare të vendit. 

Ne, si këshilltarë të njësisë administrative Kurbin nuk kemi asgjë të përbashkët me këtë luftë të verbër dhe të turpshme që po bëhet në emër të pushtetit. 

Ne, si këshilltarë, por në radhë të parë si qytetarë të përgjegjshëm, si shqiptarë të thjeshtë, nuk kemi asgjë të përbashkët me interesat e tyre. 

Historia jonë tregon se diçka e tillë do të kishte pasoja të parikuperueshme për të gjithë Shqipërinë. Vokacioni i qytetarëve kurbinas nuk mund të jetë i ndryshëm nga ai i të gjithë shqiptarëve të tjerë. 

Për këtë arsye, ne deklarojmë sot largimin tonë përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike dhe LSI. 

Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të PS, pasi sot ajo është partia e vetme që mishëron aspiratat europiane dhe perëndimore të qytetarëve tanë. 

Gjithashtu, me këtë vendim tonin, shpresojmë të çbllokojmë përfundimisht paketën e investimeve të parashikuara nga qeveria për Kurbinin, e të bllokuara në mënyrë meskine për shumë kohë nga partitë e opozitës.  



(Deklarata e këshilltarëve) 

l.q/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest nw  burg pwr 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, GJykata cakton arrest nw burg pwr 9 persona, arrestohet 6 prej tyre