POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kurbin, operacioni 'Daul' arreston 45-vjeçarin, i sekuestrohen armë, municione dhe bimë kanabisi/EMRI

Foto ilustruese

Kurbin-Operacioni i koduar “Daul” është finalizuar me sukses, dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas 45 vjeçar.

Aleksandër Gurra, banues në Kurbin është arrestuar dje pas nje turni një mujor i ndjekur nga metoda soeciale hetimi, nga Seksioni kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar mbi dyshimet e arsyeshme se një shtetas merret me kultivimin e bimëve narkotike, u kryen të gjitha veprimet hetimore duke u finalizuar me operacioni e koduar "Daul".

Arrestimi i tij u bë pasi, është autor i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen "Dual" në fshatin Selitë, në Kurbin,të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit , iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale " Kultivimi i bimëve narkotike" "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga nenet 284 dhe 278/3 të Kodit Penal.

e.gj.
Komento