Kush është Klajdi Zoga, ‘molla e sherrit’ që çoi në dhunimin makabër të pronarit të Big Bite

Pak orë pas dhunës barbare ndaj pronarit të Big Bite, Andrea Zoga, Shqiptarja.com dhe Report TV mësuan konfliktin që fshihet pas ngjarjes, shkak i së cilës është bërë pikërisht vëllai i Andreas, që siç kemi mësuar, quhet Klajdi Zoga.

Nga kërkimet në QKR, edhe Klajdi, i kthyer në mollë sherri për villain e tij e ish ortakët, ka pasur disa biznese në Shqipëri.

Klajdi Zogo rezulton të ketë qënë pronar i kompanisë me emrin Klamizo, që shërbente për Import-Eksporte, tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm.

Ekstrakti i nxjerrë nga QKR

Kjo kompani rezulton të jetë mbyllur në vitin 2017 kur edhe Klajdi është arratisur nga Shqipëria.

Ekstrakti i nxjerrë nga QKR

Po ashtu ai rezulton të ketë themeluar që në vitin 2012-të një tjetër shoqëri Alkla Wood e njohur për aktivitetin e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit te materialeve te drurit, plastike, te hekurit, dhe te çdo lloji dhe nënproduktet e tyre,përpunimin dhe prodhimin e dyerve, tregtimin me shumice dhe pakice te tyre.

Ekstrakti i nxjerrë nga QKR

Kjo shoqëri nuk rezulton të jetë mbyllur pas arratisjes së Zogajt. Ortak i saj rezulton të jetë një shtetas Italian me emrin Roberto Pastorelli.

Ajo që dihet është se Klajdi Zoga vendosi të arratiset nga Shqipëria, e të heqë dorë nga përgjegjësitë që kishte në lidhje me ortakët e tij, të cilët kërkojnë tashmë që borxhet e tij t’i paguajë i vëllai, biznesmeni Andrea Zoga i dhunaur gjatë natës.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se konflikti ku është i përfshirë Klajdi Zoga ka lidhje me një ndërtesë të prishur pranë ish-stadiumit Dinamo. Ai kishte investuar bashkë me disa persona të tretë që të ngrihet pallati. Por ndërsa pallati ndërtohej, pronës i del pronari dhe IKMT ja prish ndërtesën duke e konsideruar pa leje. Duke qënë se Klajdi kishte dalë garant që ishte ai pronar i truallit, bashkëpunëtorët e tij i kërkuan mbrapsht paratë e investimit.  Pikërisht për këtë borxh të pakthyer prej Klajdit, biznesmeni Andrea Zoga tha se nuk flet më me të. Ai kërkoi sot që prokuroria të hetojë, në të kundërt edhe atij do t’I duhet të largohet nga Shqipëria për sigurinë e familjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë