POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kush ishte Marjus Djerri, 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën në tragjedinë e Genovas

Marjus Djerri dhe shokët e ekipit

Itali- Në tragjedinë e Genovas nga shembja e një ure, 37 persona mbetën të vdekur, mes tyre ishin edhe dy shqiptarë.

Dy shqiptarët, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina kanë qënë bashkë në një makinë duke shkuar për në punë.

Po kush ishte Marjus Djerri?

Marjus Djerri, një 22-vjeçar me origjinë nga Shijaku si çdo i ri kishte ëndrra. Djerri krahas punës aktivizohej edhe me skuadrën e Cornigliano Galaticos, në rolin e sulmuesit.

Djerri gjatë tre viteve që aktivizohej me skuadrën kishte shënuar 80 gola duke marrë vetëm tre kartona të verdhë dhe asnjë të kuq.

Detaje këto që tregojnë për natyrën e tij të qetë.

Të dhënat e skedës së Marjus Djerrit

ke.mu./l.q.