Kush janë 16 kriminelët më të kërkuar të Beratit? Në listë edhe kapoja i masakrës së Urës Vajgurore

Pas Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, Policia e Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook listën e 16 personave më të kërkuar të qarkut të Beratit. Mes emrave të njohur që janë në kërkim është edhe Musa Protoduari i dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bande të armatosur dhe vrasje në vitin 1997.

Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.

Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.

Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua.

Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg.

Të dënuarit e tjerë për vrasje në listën e të kërkuarve të Beratit
Rentjan Toslluku i dënuar me 16 vite burg për vrasje në 1997
Artan Yzeiri i dënuar me 17 vite për vrasje
Edmirant Hoxha i dënuar me 25 vite burg për vjedhje me pasojë vrasjen
Misir Tare i dënuar për vrasje
Albert Shimi 18 vite për vrasje
Bledar Bega 20 vite për vrasje
Sokol Bega 25 vite për vrasje
Orion Qirko i dënuar 22 vite për vrasje
Byniamin Hajro 25 vite për vrasje
Bensik Çoadari 25 vite për vrasje
Pëllumb Joca 25 vite për vrasje

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshnje: 17/11/2018 11:07

    Fraiku keta kane harruar edhe Lorenc Bashen qe vrau Radin tek posta ne 1992 me cifte. Edhe sot e kesaj dite asnje gjurme per kete.

    Përgjigju
  • Fraiku: 17/11/2018 10:43

    Informacion jo i sakte per vrasjen e policeve ne Uren Vajgurore, e dista here qe e lexoj ketu. Askush nuk e rrembeu autoblinden e policise. Gjate kthimit mbasi beri eskorten e Nanos u qellua pabesisht me predha antitank nga vila e protoduarve me qellim. Njerezit brenda viles ishin shkodrane, bandite te sjelle nga rrugaci Azem Hajdari dhe te identifikuar. Ka qene skenar i terrorit qe Saliu vuri ne veprim mbasi humbi kontrollin shteteror mbi shqiperine. Per kete arsye e afroi Azem halabakun ne PD ne vitin '97. Nese autoblinda do te rrembehej atehere perse duhet te ishin 4 policet brenda? Kaq e thjeshte eshte llogjika. Lista eshte e paplote, keni harruar Aglinin me te vellain qe jeton ne USA. Apo publikoni keta me 6 vite denim.

    Përgjigju
    • Shaban Qosja: 18/11/2018 13:58

      Kush nuk ka lidhje Aglini qe vrau dhe arbitrin kur qelloi Zhakun e zi? Apo i vellai qe vrau femijen 11 vjec? Nuk ka frike njeri nga keta zuzare dhe nga zuzaret si puna jote. E di ti fatun e Gjergjit qe nxorri Aglinin nga tirana pasi vrau ate qe i bente xhiro biondes me makine apo jo o shoku. Tani qe jsne ne pension po shkruajne kujtime dhe po paguajne killera per te lare hesapet e vjetra. Hiqen si prinder shembullore, por harrojne qe hasmerite do jua lene femijeve te tyre. Beji te fala Kastriot Jaupit aty ku po kalbet ne burg dhe Shuaipit qe e terhoqi zvarre policia neper berat. Qe atehere keta trima leshi jane te gjithe ne ilegalitet. Nuk e dime nese i mbajne ende lidhjet me ish ministrin e brendshem Agron Musarain apo nipcet e tij tek myslym shyri. Ne rregull shoku, mos e krusj me gjethe fiku.

    • Shoku shokut: 17/11/2018 12:50

      Iku koha e hundeleshve o shok kush ka vrar do e paguaj kush nuk ka mar hak per njerzit e vet normal qe ka shtet e ishalla kalben ne burg dhe urojm zotin qe mos te ket me njerez te turpit gjukus te koruptuar si ne kohen e sal zagarit

    • shoku: 17/11/2018 11:51

      Ik ore 80 lekesh ku gje ti, ke qene poshte krevatit kur qellohesh jashte.Mos permend emra kot pa lidhje se te del ndonje hunde lesh e te con per lesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD