Kush janë të fortët e Niklës dhe çfarë krimesh të bujshme fshihen? Artan Hoxha sonte në REPOLITIX

Detajet e operacionit të bujshëm të policisë së shtetit në Nikël. Kush janë të fortët e Niklës që u arrestuan sot dhe për çfarë akuzohen ata? A përbënte Nikla një nga bandat më të rrezikshme të vendit. Çfarë krimesh të bujshme fshihen në Nikël dhe pse ende nuk janë zbuluar ato?

Gazetari investigativ Artan Hoxha sjell detaje ekskluzive rreth operacionit blic të forcave RENEA në orët e para të mëngjesit. Situata në Vlorë dhe rastet e rrëmbimeve misterioze? Sa janë personat e rrëmbyer vetëm në muajt e fundit dhe pse kane ndodhur ato?

Çfarë dihet rreth fatit të tyre dhe pse policia e ka shumë të vështirë të zbulojë rrëmbimet e mistershme. Cila është situata e rendit dhe sigurisë në Vlorë. Pas Shkodrës dhe Elbasanit a përbën Vlora një tjetër zonë të nxehtë të krimit? Për të gjitha këto tema sonte në emisionin Repolitix në orën 20:30 me gazetarin Artan Hoxha dhe ekspertë të fushës së kriminalitetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh