'Kush po kërkon negociata?', Vokshi: Ramës i ka hasur 'sharra në gozhdë', studentët nuk duan lëmoshë

'Kush po kërkon negociata?', Vokshi: Ramës i ka hasur 'sharra në gozhdë', studentët nuk duan lëmoshë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ndaj statusit që ka bërë kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Twitter”, ku bën të ditur qëndrimin e tij ndaj refuzimit që studentët i bënë ftesës për bashkëbisedim.

Në një postim në “Facebook”, Vokshi e cilëson kryeministrin Edi Rama si një njeri që ka “hasur sharra në gozhdë” me studentët të cilët sipas saj kërkojnë as më shumë e as më pak se të drejtat e tyre.

Duke u bazuar gjithnjë në atë çfarë ka shkruajtur Rama në “Twitter”, Vokshi shkruan se Rama po tërbohet se “s’po ja var askush asaj çka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan”.

Postimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi:

Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet....

Po tërbohet se s'po ja var askush asaj cka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T'U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM.

#UnëJamMeStudentët

Postimi i plotë i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali krimineli: 09/12/2018 22:04

    shyqyr qe kam kete qe tremb burrat dhe ikin shpejt ne shtepi dhe nuk rrine rrugeve ose kafeneve.te marresh mend nga kjo eshte me mire dhe mee ndershme nje litar vetes..nje cik cip u ka ngelur ketyre lekur trashevee lekur gomari?a kane pasqyr ne shtepi te shikojn fytyren e tyre te urryer?te te bejne moral keta qe shkaterruan cdo gje ne kete vend eshte te ikesh nga mend e kokes.studentet nese jane student ose ata qe jane te ndershem duhet te bejne negociata.ne te kundert andej nga erdhen nga llotua nga diskoja dhe kafeneje se do tju ej diplloma atje pa vajtur ne shkolle.nuk e dine keta qe jo nje por dhe 10 diplloma te kene nuk do bejn hair ne jete po nuk paten tru,apo do i ushqjne prindrit nje jete te tere?dhe vellezrit qe kane jashte dhe u bie mesi duke punuar??keta plehra politikan te lesh e dhis dhe pd te shkojn te bejn ndonje foto dhe te thone shikon se sa na duan ne studentet,dhe te maskohen si student.student leshi

    Përgjigju
  • Doris: 09/12/2018 21:13

    Kjo me mire te struket me ndonje vrime se te flasi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit